Si të stimulojmë rritjen e flokëve?

0 0

Ekzistojnë shumë faktorë që kontribuojnë në rritjen e shpejtë të flokëve (ose mungesa e tyre), por një nga më të anashkaluarit është stimulimi fizik si masazhimi i skalpit të kokës.

Disa mënyra për të stimuluar rritjen e flokëve

Stimuloni rritjen e flokëve me një masazh të skalpit

Ne harxhojmë shumë kohë dhe para me produkte për flokët, pa harruar se rritja fillon nga rrënja. Një mënyrë e thjeshtë për të stimuluar rritjen e flokëve në shtëpi është të bëni një masazh në skalpin e kokës. Kjo do të rrisë rrjedhën e gjakut në lëkurën e kokës, do të forcojë rrënjën dhe do t’i ndihmojë lëndët ushqyese të shkojnë më shpejt ku duhet. Ju mund të masazhoni kokën me flokë të thatë, por shtimi i një vaji të pasur me lëndë ushqyese do të dyfishojë përfitimet. Vaji i rozmarinës, në veçanti, është përdorur ndër shekuj për të stimuluar rritjen e flokëve.

Parandaloni këputjen e flokëve me një maskë me të verdhë veze

Mesatarisht, flokët rriten rreth 1.2 cm në muaj, por mënyra se si i trajtoni flokët tuaj përcakton se sa prej tyre do të mbani. Nëse flokët tuaj këputen para se të kalojnë shpatullat, një maskë me vezë do të jetë shpëtimi juaj. Vezët përmbajnë lecitin dhe proteina, të cilat forcojnë, ushqejnë dhe riparojnë majat e flokëve tuaj. Plus, përmbajtja e tyre e lartë e squfurit madje mund të ndihmojë problemin tuaj të bezdisshëm me zbokthin.

Për të bërë maskën, përzieni dy vezë me dy lugë vaj ulliri. Nëse ngjitja ju shqetëson, mund të shtoni gjysmë gote ujë për të holluar përzierjen. Aplikojeni maskën direkt në flokë të thatë dhe të krehur, dhe lëreni të qëndrojë deri në 30 minuta. Pastaj, lajeni si zakonisht.

Stimuloni rritjen e flokëve me vaj kastori

Vaji i kastorit ka veti antifungale dhe antibakteriale për të ndihmuar në luftimin e infeksioneve të kokës që parandalojnë rritjen e flokëve tuaj. Së dyti, është i mbushur me acide yndyrore omega-6, vitaminë E, proteina dhe lëndë ushqyese të tjera që mund të depërtojnë në flokë për të mbajtur lagështinë. Së treti, masazhi ndihmon shumë rritjen e flokëve.

Zëvendësoni suplementet me yndyrat e shëndetshme

Vitaminat dhe mineralet që ndodhin natyrisht në ushqime janë më të lehta për trupin tuaj për t’u absorbuar dhe ato japin një raport më të shëndetshëm të lëndëve ushqyese. Sipas dietologes Meryl Pritchard, marrja e shumë yndyrave të shëndetshme si omega-3 mund të stimulojë rritjen e flokëve. “Yndyrat e shëndetshme janë thelbësore për shëndetin e flokëve pasi trupat tanë nuk mund të prodhojnë acide yndyrore omega-3 vetë. Prandaj, është e rëndësishme t’i merrni këto yndyrna përmes dietës”,- thotë ajo.

Kufizoni përdorimin e produkteve me nxehtësi si pjastra

Ju ndoshta e dini këtë tashmë. Nxehtësia e tepërt do të rezultojë në flokë të thatë, të brishtë që këputen lehtësisht, duke rezultuar në mungesë të rritjes së flokëve, kështu që përpiquni të lejoni që majat të thahen natyralisht pasi të bëni dush.

Lexo edhe: 7 maska në kushte shtëpie për flokë të yndyrshëm






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X