Kam shpenzuar 5 vjet duke u përpjekur të riparoja flokët e mi të dëmtuar, dhe ja çfarë kam zbuluar

0 0

“Dikur unë kisha flokë të bukur dhe të shëndetshëm, por tani ato nuk rriten, bien shumë dhe duken të dëmtuar…”
A ndodh kjo situatë edhe me ju?
Unë jam përballur me këtë problem që adoleshente. Kam shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur që t’i riparoj, duke përdorur shumë metoda. Por më në fund, kam gjetur një zgjidhje.

Autorja e Bright Side ka ndarë historinë e saj të riparimit të flokëve duke dashur të ndihmojë ato që duan që flokët e tyre të bëhen të shëndetshëm përsëri:

Ky proces nuk ka të bëjë me mrekullitë. Ka të bëjë me punën e vazhdueshme dhe kujdesin e përditshëm.

Për fat të keq, më duhet t’ju “shkatërrojë” shpresat nëse mendoni se ka një formulë universale që do t’ju riparojë flokët brenda 1 jave. Askush nuk e mban këtë sekret të çmuar, pasi ai thjesht nuk ekziston.

Unë kam shpenzuar 5 vjet duke u përpjekur të riparoja flokët e mi të dëmtuar, dhe tani do ta ndaj me ju atë që me të vërtetë më ndihmoi.

Kam kaluar 5 vjet duke u përpjekur të kem përsëri flokët e gjatë dhe të shëndetshëm që zakonisht i shohim në reklama. Fillova të mos kisha asnjë ide për natyrën e flokëve dhe të ngulisja shumë mite të dëgjuara, në kokën time. Më duhej të provoja shumë për të gjetur metoda të dobishme dhe të padobishme.

Sigurisht, shumë gjëra varen nga struktura dhe trashësia e flokëve tuaj. Me fjalë të tjera, gjithçka varet nga gjenet tuaja. Por unë jam e sigurt se në qoftë se ju bëni një punë të mirë do t’i shihni rezultatet pas 3-4 muajsh pa marrë fare parasysh llojin tuaj të flokëve.

1: Kujdesi i përditshëm i flokëve nuk do ta ndihmojë rritjen e shpejtë.

Kujdesi i flokëve dhe rritja e flokëve nuk do  të thotë se ecin paralel me njëra-tjetrën. Por kujdesi i duhur mund të bëjë që flokët e sapo rritur të jenë të fortë. Gjithashtu mund të parandalojë që të mos humbni flokët në mënyrë të parakohshme. Nuk ka dallim midis një maske shumë të shtrenjtë dhe një maskë të bërë me përbërës shtëpie nga gjyshja juaj. Pothuajse të gjitha produktet e kujdesit të flokëve kanë vetëm 2 funksione: të pastrojnë dhe të mbrojnë flokët ekzistues.

Kur vendosa të kujdesesha për flokët e mi, u habita nga fakti se ne dimë kaq pak për rregullat më të thjeshta të kujdesit.

Më poshtë, nuk do të gjeni ndonjë metodë të re, por ju do të jeni në gjendje t’i krahasoni ato me praktikat tuaja aktuale të kujdesit të flokëve.

Mos i mundoni flokët, duke i krehur 100 herë në ditë. Nuk funksionon dhe krehja mund të dëmtojë flokët tuaj. Ky mit ka gjasa të ketë mbetur nga disa dekada më parë, përpara se të ekzistonin produkte me cilësi të lartë. Në të kaluarën, njerëzit duhej t’i krihnin flokët e tyre për t’i pastruar ato, njëlloj siç heq pluhurin nga një qilim. Duke krehur flokët shumë shpesh, dëmtoni strukturën e tyre. Përdorni një krehër vetëm kur keni nevojë për të. Është vërtet e dobishme që t’i krihni flokët para se t’i lani ato.

Uji duhet të jetë i vakët, jo i ftohtë ose i nxehtë. Ne të gjithë e dimë se uji i nxehtë i bën flokët të brishtë. Por shumë njerëz ende besojnë se uji i ftohtë i bën flokët të shkëlqyejnë. Uji i ftohtë nuk ka ndonjë superfuqi të madhe, por ju mund të përdorni një zbutës pas shampos.

Kur lani flokët, duhet të aplikoni shampon në skalp dhe në rrënjët e flokëve. Mos vendosni shampo në të gjithë gjatësinë e tyre. Së pari, sepse sa më të gjata të jenë flokët aq më shumë shampo do hidhni dhe së dyti flokët në maja mund të lagen me shampo që rrjedh nga rrënja.

Mund të aplikoni një zbutës ose një maskë në flokët e njomë, jo të lagur.
Pasi i keni shpëlarë flokët shtrydhini butësisht dhe fshijini me peshqir. Mbani mend se flokët e lagur janë shumë të ndjeshëm.

Nëse i shtrydhni shumë fort ato do të dëmtohen.

Unë zakonisht i aplikoj produktet me gishtat e mi, edhe pse burime të ndryshme rekomandojnë ta bëni këtë me një furçë. Por më lejoni të përsëris: flokët e lagësht janë me të vërtetë të ndjeshëm, kështu që unë rekomandoj që të bëni gjithçka me duart tuaja.

Humbja e flokëve në dush është normale.
Cikli jetësor i një fillesë të flokëve përbëhet nga disa faza. E fundit është telogen. Ajo zgjat 2-3 muaj dhe pastaj bie. Kështu, ato qimet që ju humbni gjatë bërjes së dushit janë qime që trupi ynë dëshiron t’i heqë qafe për t’u lënë folikulave tona mundësi që të rrisin flokë të rinj. Mesatarisht, ne humbim rreth 100-150 qime në ditë.

Është absolutisht mirë që flokët tanë fillojnë të bien më shpejt gjatë sezoneve të caktuara. Si rregull, ndodh në vjeshtë kur trupi ynë rinis të gjitha proceset. Mos u frikësoni, është një fenomen natyror që përfundon pas 3 muajsh.

“Larja e flokëve tuaj çdo ditë i dëmton ato dhe pas disa kohësh flokët tuaj do të mësohen me këtë larje dhe do të bëhen shumë shpesh me yndyrë” është një mit. Së pari, sepse sekretimi i yndyrës nuk është i lidhur me faktorë të jashtëm por me proceset e trupit dhe hormonet.

Së dyti, besimi se larja e shpeshtë me shampo është e keqe për flokët tuaj ka një arsye të vërtetë, por jo shumë të rëndësishme. Shampot e para përmbanin dikur përbërës agresivë, por shampot moderne janë absolutisht të sigurta për përdorim të përditshëm.

Nëse përdorni produkte stilimi, jetoni në një qytet të ndotur ose vini shpesh kapelë, rekomandohet t’i lani flokët çdo ditë ose jo më pak se çdo 3 ditë. Përndryshe, ju mund të shkaktoni ndonjë sëmundje në lëkurë. Përdorni llakun nëse keni flokë të hollë pasi llaku do t’ju ndihmojë t’i mbani flokët më të qëndrueshëm.

Për një kohë të gjatë, unë shmanga përdorimin e llakut pasi mendova se flokët do të më bëheshin më të fortë. Nëse ende mendoni se zbutësit janë një humbje parash, më besoni, e keni gabim.

Përdorni një furçë cilësore për flokët, nëse nuk keni mundësi të blini disa furça të ndryshme. Një furçë me fije natyrale do të mjaftojë për përdorim të përditshëm.

Unë kam eksperimentuar me produkte shtëpiake dhe të blera.

Në fillim të udhëtimit tim, isha një tifoze e produkteve natyrore: bëra të gjitha trajtimet e kujdesit të flokëve vetë, ndoqa çdo recetë dhe hoqa dorë nga produktet e dyqaneve pasi mendoja se ishin të dëmshme.

Për shembull, mendova se shampot e blera në dyqan ishin të këqija dhe laja flokët me sapun të bërë me dorë, madje u përpoqa të bëja vetë shampo. Por shampoja që bëra vetë nuk mi lante flokët siç duhej dhe përkundrazi mi bëri më keq.

Së pari, sapuni i bërë me dorë nuk do të thotë se është bërë nga përbërës të kualitetit të lartë dhe nuk është e garantuar që personi që e prodhon përdor ngjyra të çertifikuara dhe të sigurta, aromat, trashësuesit e kështu me radhë. Një sapun me qymyr madje shkakton flokë të thatë, imagjinoni çfarë mund t’ju bëjnë flokëve të hollë dhe të brishtë.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të alkalinës, çdo sapun e than lëkurën tuaj, e përkeqëson gjendjen e saj dhe shkatërron strukturën e flokëve. Mjekët nuk e rekomandojnë përdorimin e saj në vend të shamponave moderne.

Një maskë shtëpie kundrejt një të blere në dyqan

Kam bërë vetë maska, por s’mund të them se ato ishin më të mira se ato që kam blerë në dyqane. Së pari sepse duhet më shumë kohë për t’i shpëlarë flokët.

Efekti i tyre “natyral” është i mbivlerësuar: edhe nëse blini të gjithë përbërësit, nuk mund të jeni të sigurt se janë të gjithë me cilësi të mirë. Për shembull, do të blini vezën, një perim, apo një frut në dyqan pasi ju vetë nuk keni fermë që ta dini sesi i keni rritur.

Jo të gjitha maskat janë të padëmshme. Mund të varet nga struktura e flokut tuaj, por flokët e mi të hollë janë ngatërruar me të vërtetë dhe nuk mund t’i pastroj dot siç duhej. Dhe ato maska që ishin të mira për flokët e mi nuk është se u dhanë efekt “wow”.

Pse na duket sikur flokët tanë rriten më shpejt kur përdorim maska?

Sepse maska i bën flokët të duken më mirë! Flokët e zbutura bëhen me shkëlqim.

Kur fundi i flokëve tona është në të njëjtën gjatësi dhe strukturë, floku duket më i shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse ekziston miti që duhet t’i presim flokët herë pas here.

Ne duhet të kujdesemi për të gjithë gjatësinë e flokëve, ndërsa majat mund t’i prisni një herë në 3-6 muaj varësisht nga rritja e flokut.

Unë rekomandoj që të jeni të kujdesshme me vajrat: ato mund të jenë të dëmshme. Nëse keni ndonjë problem si zbokthi, vajrat mund të përkeqësojnë situatën.

Nëse skalpi juaj është shumë mirë dhe ju doni ta bëni më mirë me vajra, po bëni gabim pasi do e keni të vështirë për t’i shpëlarë.

Mund t’ju duhet t’i shpëlani me sapun, i cili siç e thamë është i dëmshëm. Në vend të vajrave të pastër, ekspertët rekomandojnë përdorimin e produkteve të buta që përmbajnë vajra.

Dua të shtoj se xhel aloe vera është produkti perfekt për të ushqyer lëkurën e kokës suaj. Mund ta blini ose ta bëni vetë.

A janë produktet moderne, të blera, me të vërtetë të dëmshme?

Ata nuk janë të dëmshëm nëse jeni në dijeni të përbërësve të tyre. Për shembull, për shkak të kërkesës sime për të përdorur produkte bio, unë kam vendosur të blej vetëm produkte kozmetike natyrale. Por ju duhet të jeni të kujdesshme me to: disa prodhues përpiqen të na mashtrojnë duke përdorur emra të markave të njohura.

Unë rekomandoj që gjithmonë të lexoni përbërësit e një produkti përpara se ta blini.

Përbërësit janë arsyeja kryesore pse kam ndaluar së përdoruri shumicën e produkteve të blera në dyqan.

Pra, po i përmbledhim të gjitha këshillat e mësipërme për kujdesin që duhet të tregojmë ndaj flokëve në disa pika:

1.Para se të merreni me rritjen e flokëve, sigurohuni që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm. Kujdesuni për to gjatë gjithë kohës.

2.Për të zgjidhur një problem të rritjes së flokut ose për të kuruar ndonjë sëmundje të lëkurës së kokës, drejtohuni te një trikolog. Do t’ju sugjerohet ndoshta të vizitoni një endokrinolog, një psikolog ose një nutritionist në varësi të gjendjes tuaj aktuale, por një trikolog duhet ta vizitoni para të gjithëve.

3.Merrni disa informacione rreth produkteve që përdorni. Ka mundësi që ju duhet t’i zëvendësoni me produkte që kanë cilësi më të mirë.

4. Rrisni njohuritë: shkenca është gjithnjë në avancim. Përdoreni atë për të qenë të sigurt dhe të shëndetshëm.

Lexo edhe: Flokët gjatë shtatzanisë

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X