Si të përgatisim supë krem pule pa blender?

0 0

Keni parë shumë shpesh në restorante supë krem pule dhe keni tentuar ta përgatisni në shtëpi, por asnjëherë s’ju ka dalë masa aq kremoze dhe keni menduar se shefat e kuzhinës kanë një sekret sa i përket mjeshtërisë së realizimit të asaj mase kremoze, pa fruluar asnjë perim?

Po ua tregojmë si të përgatisni lehtë, shpejt dhe me saktësi një supë krem pule:

Përbërësit:

  • 2 copa fileto pule;
  • 2 lugë gjelle me miell;
  • 1 gotë kos;
  • 1 kokërr vezë;
  • gjalpë;
  • vaj;
  • piper i zi;
  • piper i kuq;
  • limon.

Përgatitja:

E presim fileton e pulës në kubikë dhe e skuqim në tigan me pak vaj e pak gjalpë. E lëmë të skuqet mirë derisa të thekërriset, shtojmë dhe erëzat ndërkohë. Pasi janë skuqur mirë i mbulojmë me pak ujë dhe i lëmë të ziejnë.

Ndërkohë, në një tas rrahim të verdhën e vezës, shtojmë miell pa ndërprerë rrahjen e në fund kos.

Kjo masë duhet të jetë kremoze dhe e trashë, jo e lëngshme dhe e hollë.

Kur shohim se filetot kanë përfunduar së zieri, shtojmë masën kremoze në lëngun e tyre.

Mund t’i shtoni edhe limon sipas dëshirës.

Sapo realizuat një supë krem pule. Ju bëftë mirë!

Lexo edhe: Si të gatuajmë supë me karotë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X