Si te perballojme fjalet dhe vizitat e te afermve pas lindjes

0 0

Ky është një “manual” që mund t’i vijë në ndihmë çdo nëne e cila merr shpesh “këshilla” nga të afërmit e saj rreth, gjidhënies, ushqyerjes me biberon, mënyrën si ta mbajë në krah fëmijën, si ta bëjë të flejë, si të luajë e me rradhë. Këto janë disa këshilla që mund të përdoren nga të gjitha nënat që tashmë janë lodhur nga fjalët e të afërmve, nga mendimet e tyre ndërkohë që ajo nuk ka kërkuar aspak këtë gjë, në mënyrë që t’i bëjë ata të mos ndërhyrjnë më, por në një mënyrë të edukuar!
1. Bëni durim
Duket se pas lindjes së fëmijës të gjithë e ndiejnë si “detyrim” të thonë mendimin e tyre, madje ndonjëherë edhe ta imponojnë atë! Këtu mund të përfshihen vjehërra, fqinja, kushërira që ende nuk ka fëmijë, tezja e bashkëshortit që ka rritur fëmijët e saj para 30 apo më shumë vjetësh, xhaxhai i burrit që në të vërtetë nuk di as të bëjë një kafe për veten e tij dhe jo më të kujdeset për një fëmijë etj etj etj. Dhe çfarë duhet të bëjë nëna e re në këtë rast? Durim, durim dhe sa më pak komente negative.
2. Kërkoni të kenë besim tek ju
Të afërmve apo miqve tuaj të afërm duhet t’i kërkoni të kenë besim tek ju. Nëse në një moment dikush prej tyre do të ofrohet të japë mendimin e tij, që sigurisht nuk do të jetë kërkuar nga ju, mund t’i thoni se keni zgjedhur të veproni kështu me fëmijën tuaj pasi keni marrë shumë informacione në lidhje me mënyrën si duhet të kujdeseni për të. Për momentin do të veproni në këtë mënyrë dhe nëse diçka nuk shkon do të merrni në konsideratë mendimin e tij/saj. Gjithsesi duhet të keni parasysh se jeni ju që e dini më mirë se çfarë duhet apo nuk duhet të bëni me fëmijën tuaj.
3. Përdorni disa mënyra “magjike”
Sigurisht që mund t’ju vijnë edhe komente nga persona jo të afërm dhe në këtë rast duhet të përdorni disa mënyra që funksionojnë pothuajse në të gjitha rastet. Një prej tyre është buzëqeshja, më pas heshtja dhe më pas indiferenca.
4. Ndërroni temë
Nëse një ditë të bukur tezja juaj apo e burrit tuaj (apo kushdo tjetër) vjen për vizitë në shtëpinë tuaj dhe fillon të japë këshillat e saj në lidhje me rritjen e fëmijës ju mund të ndryshoni temë në mënyrë që ajo ta kuptojë se nuk duhet të vazhdojë më të bëjë monologun e saj. Një tjetër shprehje që mund të përdorni në këtë rast është edhe “Faleminderit teze, e di që e do shumë fëmijën tim dhe do t’i kem parasysh këshillat e tua”.
5. Përdorni ironinë
Në lidhje me disa këshilla të padëshiruara mund të përdorni edhe disa përgjigjje ironike. Për shembull nëse dikush ju pyet nëse jeni e sigurt që dicka bëhet në atë mënyrë që jeni duke e bërë ju, mund t’i përgjigjeni “ Unë po mundohem të bëj më të mirën e mundshme”. Një tjetër mënyrë përgjigje është ajo psikoanalitike, e cila e kthen pyetjen tek bashkëbiseduesi juaj dhe tek mënyra si janë rritur më parë fëmijët ”Po në kohën tuaj si kanë qënë fëmijët? Mendoj se kemi fjetur më shumë dhe më mirë, pra ju nuk keni pasur kaq problem sa ne”? Një tjetër metodë që nuk dështon kurrë është edhe ajo e të larguarit në heshtje.
6. Merrni ndihmë nga bashkëshorti juaj
Përpiquni të lajmëroni vetëm personat tuaj të afërm në lidhje me ardhjen në jetë të fëmijës. kjo do të bëjë që vizitat të jenë më të pakta në numër. Në momentin që do të ktheheni në shtëpi mund të shkoni dhe të qëndroni në dhomën tuaj të gjumit bashkë me fëmijën për të lënë bashkëshortin tuaj apo dikë të besuar për t’u kujdesur për personat që vijnë për vizitë. Dhe nëse dikush pyet për ju mund të marrin si përgjigje “Po fle pasi ka gjithë natën pa gjumë nga të qarat e fëmijës”.
7. Mos u përpiqni të bëheni një superhero!
Mos u përpiqni të bëni gjithçka vetë. Kërkoni dhe pranoni ndihmën e ofruar! Ky është një rregull i artë për t’i mbijetuar jo vetëm vizitave pas lindjes, por edhe vështirësive të muajve të parë.

Lexo dhe:Perse ndryshon marredhenia me vjehrren pas lindjes se femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X