Si te pastrojme lodrat e femijes?

0 0

Fëmijët e vegjël kanë tendencën të fusin në gojë lodrat e tyre, si pasojë e kuriozitetit por edhe për të lehtësuar dhimbjet e xhinxhivave gjatë daljes së dhëmbëve. Kjo është një arsye më shumë që t’ju bëjë të zgjidhni lodra prej materiali cilësor të cilat duhet të jenë gjithashtu edhe të pastra. Deri në muajin e 4-5 këshillohet që lodrat dhe biberonat të sterilizohen, dhe më pas të pastrohen me kujdes, kjo pasi edhe mikrobet janë të nevojshme për të forcuar sistemin imunitar të fëmijës.

Si të pastrojmë lodrat e fëmijës?

Ky pastrim do të jetë i vështirë për disa lodra të caktuara, kjo pasi disa lodra mund të përmbajnë bateri ose pjesë të tjera elektrike të cilat mund të dalin jashtë funksionit nga kontakti me ujin. Nëse lodra e fëmijës është prej gome dhe nuk ka asnjë pjesë të tillë mund ta zieni në ujë ashtu si biberonat e fëmijës. Një alternativë do të ishte edhe pastrimi i tyre me një aparat avulli (nëse e keni një të tillë në shtëpi). Një mënyrë që mund të përdorni gjithashtu do të ishte edhe përdorimi i dizinfektuesit “Amuchina” i cili konsiderohet si produkti më i përshtatshëm ndër të gjithë dizinfektuesit. Në këtë rast duhet të kujdeseni për të shplarë shumë mirë lodrat.

Po nëse lodrat nuk mund t’i fusim në ujë?

Në këtë rast duhet të përdorni një dizinfektues sprai të posacëm dhe sfungjer ose një copë delikate. Edhe në këtë rast duhet ta shplani lodrën shumë mirë me anën e copës dhe ujit të bollshëm. Gjithashtu mund të përdorni edhe një përzierje uji dhe alkooli në raport 50 me 50, të cilën mund ta spruconi mbi lodrat dhe ta lini të veprojë për një minutë. E shplani dhe e lini të thahet.

Po lodrat prej pellushi?

Ato mund t’i lani në lavatriçe duke i futur brenda një këllëfi jastëkësh në mënyrë që të mos shkatërrohen.

Lexoni edhe: Lodrat e vjetra, te rrezikshme per femijet

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X