Lodrat e vjetra mund të jenë shumë të vlefshme në familjet tuaja, pasi ju kujtojnë fëmijërinë dhe momente të çmuara të familjes me prindërit apo gjyshërit. Vlera e tyre emocionale është e paçmueshme, por ato nuk janë gjithmonë të besueshme dhe të sigurta. Për këtë arsye është mirë që mos t’i lejoni në duart e fëmijëve, veçanërisht nëse janë të vegjël.
Pothuajse të gjitha lodrat e së kaluarës nuk janë bërë me të njëjtat kritere strikte të sigurisë që kemi sot. Ato përbëhen nga materiale të cilat sot janë të ndaluara sepse janë të dëmshme për shëndetin. Në këtë mënyrë fëmijët mund të absorbojnë substancat e rrezikshme, duke i vënë ato në gojë.
Lodrat e vjetra
Një studim britanik ka zbuluar një seri substancash toksike dhe shumë të rrezikshme në lodrat e vjetra. Në fakt, shumë lodra përmbajnë një sasi të konsiderueshme helmesh që në afat të gjatë mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin e fëmijëve. Universiteti i Plymouth e ndërtoi këtë studim duke shqyrtuar 200 lodra plastike të vjetra. Hulumtuesit zbuluan se këto lodra në dukje të parrezikshme përmbajnë përqëndrime të larta të substancave të tilla si: antinom, barium, bromine, kadmium, krom, plumb dhe selen.
Studimi
Në analizën e lodrave, hulumtuesit përdorën rrezet X për të vlerësuar praninë e elementeve brenda lodrave individuale. Ata zbuluan se kur lëngjet e prodhuara nga stomaku i fëmijëve janë në kontakt me lodrat e vjetra, ato lëshojnë bromin, kadmiumin ose plumbin. Sasitë e këtyre të fundit janë shumë më të larta se kufijtë e përcaktuar nga Direktiva Evropiane për sigurinë e lodrave.
Këshillë për prindërit
E vetmja mënyrë për të shmangur rreziqet është informimi i prindërve. Mund t’i mbani lodrat e vjetra nëse kanë vlerë për ju, por mos lejoni që fëmijët të kenë kontakt me to.
Lexo edhe: Si te pastroni lodrat qe mbajne femijet ne vaske gjate larjes?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu