Si të ngrohim qumështin e gjirit duke ruajtur vlerat ushqyese?

0 0

 

Nëse jeni një nënë që e shtrydhni gjirin tuaj me pompë dhe duhet ta ruani atë në frigorifer ndërmjet vakteve të fëmijës, duhet të mësoni si ta ngrohni pa humbur vlerat e tij ushqyese.

Pse duhet të ngrohni qumështin e gjirit?

Një nga arsyet përse duhet ta ngrohni qumështin është se temperatura e ushqimit të fëmijës ndikon në tretje. Ushqimet me temperaturë më të lartë treten më lehtë. Pra, ngrohja e qumështit do të lehtësonte foshnjen.

Cila është temperatura ideale për qumështin e gjirit?

Pasi ta keni ngrohur, hidhni dy pika qumësht në dorën tuaj. Ju duhet të keni një ndjesi neutrale, mos ta ndjeni as shumë të ftohtë, as shumë të nxehtë.

Si ta ngroh qumështin e gjirit?

Ka 4 mënyra të ndryshme të sigurta për të ngrohur qumështin e gjirit që të ruhen ushqyesit.

1: Metoda e rrjedhjes së ujit

Hapi 1: Ngroheni me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë;

Hapi 2: Vendoseni një shishe të mbyllur nën ujë të rrjedhshëm;

Hapi 3: Rrotulloni enën ngadalë për disa minuta derisa përmbajtja të jetë e ngrohtë;

Hapi 4: Përziejeni butësisht;

Hapi 5: Testoni temperaturën duke vendosur disa pika në dorë përpara se t’ja jepni fëmijës.

2: Metoda e ujit të ngrohtë

Hapi 1: Mbushni një tas me ujë të ngrohtë;

Hapi 2: Vendosni një shishe të mbyllur në enën e ujit të ngrohtë për disa minuta;

Hapi 3: Përziejeni butësisht;

Hapi 4: Testoni temperaturën duke vendosur disa pika në dorë përpara se t’ja jepni fëmijës.

3: Metoda mbi banak

Hapi 1: Vendosni një shishe të mbyllur mbi një sipërfaqe banaku në kuzhinë deri sa të arrijë temperaturën e dhomës;

Hapi 2: Përziejeni butësisht;

Hapi 3: Testoni temperaturën duke vendosur disa pika në dorë përpara se t’ja jepni fëmijës.

4: Metoda e ngrohjes së shisheve

Është një pajisje që mund të blihet, në të cilën vendoset shishja me qumësht dhe e ngroh atë. Udhëzimet e përdorimit të saj mund t’i gjeni në ambalazhin e pajisjes.

Si të mos e ngroh më shumë se ç’duhet qumështin?

Disa studime kanë treguar se mbinxehja e qumështit të gjirit ul vlerat e tij ushqyese. Ndiqni këto dy rregulla për të ndihmuar në parandalimin e mbinxehjes:

1: Asnjëherë mos përdorni një mikrovalë për ngrohjen e  qumështit;

2: Sigurohuni që uji që përdorni nuk është shumë i nxehtë.

Për sa kohë është i mirë qumështi i ngrohur i gjirit?

Pasi qumështi është ngrohur në temperaturë dhome, udhëzimet e sigurisë thonë se duhet ta përdorni brenda 2 orëve.

A mund ta ngrohim dy herë qumështin e gjirit?

Nëse mundeni, është më mirë të shmangni ngrohjen e qumëshitit të mbetur, që është ngrohur një herë më parë. Pasi fëmija ka pirë, ka mundësi që me pështymën e tij të futen baktere në qumësht. Megjithatë nëse nuk keni asnjë zgjidhje tjetër, ekspertët thonë se rreziku është i ulët. Gjithsesi mirë është që qumështin ta ruani në sasi të vogla që të mos e ngrohni dy herë.

Mos harroni:

Qumështi i gjirit është jashtëzakonisht i mirë, por kjo nuk do të thotë se kurrë nuk prishet. Disa shenja të prishjes përfshijnë:

  • Erë e keqe;
  • Një shije e çuditshme;
  • Një ndryshim në cilësi ose ngjyrë.

Nëse keni dyshime, më mirë mos e përdorni.

Lexo edhe: Çdo pike e qumeshtit te gjirit eshte e vlefshme, si mundohet ta ruaje kjo nene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X