Si “te ndalojme” gerhitjen?
Mbyll gojën
Ne jemi “projektuar” që të marim frymë me hundë. Nëse fle me gojë hapur, ajri që depërton përplaset në pjesën e pasme të fytit duke e bërë atë që të dridhet dhe krijojë kështu zhurmën karakteristike të gërhitjes. Rreth 45% e të rriturve gërhasin zakonisht, ndërsa 25% e tyre e bëjnë gjithmonë- dhe marrja frymë me gojë është një nga shkaqet kryesore. Ndërsa 10% e fëmijëve të vegjël gërhasin si shkak i mos zhvillimit të organeve trupore, por me të arritur moshën 7 vjeçare ky fenomen zhduket.
Pastroni/lironi hundën
Nëse i keni të hapur kanalet e hundës, ka më pak mundësi që të merrni frymë me gojë. Mund të provoni të pastroni hundën me një preparat uji dhe kripë i cili ndihmon në zhdukjen e papastërtive që janë krijuar gjatë ditës në kanalet tuaja, duke arritur kështu një lehtësim në frymëmarrje.
Konsumimi i alkoolit dhe i cigareve ndikon në bllokimin e kanaleve të hundës, duke e vështirësuar frymëmarrjen tuaj. Nëse nuk e lini dot duhanin përpiquni të mos pini 4 orë para se të flini dhe limitojeni konsumin e alkoolit 2 herë në javë. Gjithashtu në ndihmë ju vijnë dhe disa shirita të cilat mund t’i gjeni në çdo farmaci, të cilat kanë në përbërjen e tyre mente e cila ndihmon frymëmarjen.
Balanco peshën
Një qafë e shëndoshë krijon presion në kanalet e frymëmarrjes. Meshkujt vendosin shumë shtresë dhjami në zonën e qafës në krahasim me femrat. Humbja e peshës do t’ju ndihmojë me këtë problem.
Kontrolloni nofullat
Nësë kafshimi juaj nuk është i rregullt, atëherë ky defekt mund të ndikojë në frymëmarrjen tuaj gjatë natës. Kjo vjen si pasojë e mos fiksimit të mirë të gjuhës brenda gojës sonë, duke bërë që ajo të bjerë dhe të bllokojë frymëmarrjen. Këtë mund ta provoni fare lehtë, nëse në kafshimin tuaj nofulla e poshtme del përpara, atëherë ju vuani nga disformimi i nofullës, gjë që mund të rregullohet me ndihmën e mjekut.
Mos flini në kurriz
Më e mira e mundshme është që të flini anash. Nese keni problem, apo gjatë natës levizni në pozicionin e shtrirë në kurriz, tentoni të vendosni nje jastëk pas kurrizit i cili do t’ju detyrojë të qëndroni në anë.
Vizitohuni tek mjeku
Shumë shpesh gërhitja neglizhohet duke bërë kështu që disa simptoma të përkeqësohen me kalimin e kohës. Një nga sëmundjet që ka si simptome gërhitjen është OSA- bllokim/ndalim i frymëmarrjes gjatë gjumit. Kjo ndodh kur fyti mbyllet plotësisht dhe personi nuk merr frymë për 10 seconda ose më shumë. Niveli i oksigjenit në gjak bie dhe është truri ai që lëshon sinjalin që duhet të merrni frymë shpesh duke ju çuar nga gjumi me një tronditje. OSA mund të shkaktojë përgjumje gjatë ditës, duke shkaktuar aksidente nëse jeni në timon apo komplikime në aktivitetin e jetës së përditshme.
Blini një pompë ventilatore
Nëse jeni pjesë e personave që vuajne nga kjo sëmundje, zgjidhja më efikase është kjo pompë e cila përmes një tubi të vendosur në kanalet e hundës mundëson për ju një frymëmarrje me oksigjen të kompresuar atëherë kur trupi juaj nuk funksionon siç duhet. Gjithesesi ky ventilator sygjerohet nga mjekët përkatës, nësë diagnoza e kërkon.
Lexo edhe: 5 shenjat qe tregojne se femija ka crregullime me gjumin
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu