Si të kujdesemi për dhembët? Dentistët zbulojnë 10 mënyra të thjeshta për të parandaluar prishjen e tyre

0 0

Ne vetëm kemi dy grupe dhëmbësh (lart dhe poshtë) kështu që duhet të kujdesemi mirë për to nëse nuk duam t’i humbim. Dentistët kanë zbuluar shumë mënyra të thjeshta që mund të përmirësojnë dhëmbët tuaj, madje edhe të parandalojnë prishjen e tyre. Diçka e thjeshtë si ndryshimi i dietës tuaj mund të bëjë një ndryshim thelbësor në jetën tuaj.

Më poshtë ju tregojmë 10 këshilla që mund të shpëtojnë dhëmbët tuaj të bardhë.

1.Provoni pastrimin me vaj. Pastrimi me vaj është një teknikë që parandalon zhvillimin e dëmtimit të dhëmbëve ose kariesit duke nxjerrë bakteret. Zgjidhni një vaj që ka veti antiseptike dhe antibakteriale, si vaji i susamit ose vaji i kokosit dhe përdoreni atë si gargar deri në 20 minuta. Pasi ta bëni këtë, shpëlani gojën me ujë.

2.Mos e teproni me sheqer. E dimë të gjithë që sheqeri mund të shkatërrojë dhëmbët. Dhe jo vetëm sheqeri që gjendet në ëmbëlsira ose karamele; kjo përfshin edhe sheqerin në bukë, fasule, fruta dhe patate. Për shkak të kësaj, përpiquni të shmangni ushqimet me sheqer. Nëse rregullisht kënaqeni me çamçakëz, provoni alternativat e tij pa sheqer për t’ju ndihmuar të hiqni sheqerin.

3.Lani dhëmbët dy herë në ditë. Është standarte por nuk praktikohet. Larja në mëngjes nuk mjafton. Lani dhëmbët në darkë pasi ndihmon në heqjen e pllakave dhe bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

4.Lani gjuhën. Dhëmbët dhe mishrat nuk janë të vetmet “mjedise” që mund të mbajnë baktere, pasi ato qëndrojnë edhe në gjuhë.

5.Kushtojini vëmendje detajeve të vogla.Nëse mishrat e dhëmbëve duken pak të kuq, nëse pështymja juaj është paksa e kuqe, ose nëse keni dhimbje të lehta në gojë, shkoni tek dentisti. Këto janë të gjitha mënyra që trupat tanë na thonë se diçka po shkon keq.

6.Provoni të pini çaj të gjelbër ose të zi. Çaji i gjelbër dhe i zi mund të ndihmojë dhëmbët tuaj. Ato kontribuojnë në mbrojtjen e dhëmbëve tuaj dhe kundër dëmtimit. Konsumimi i tyre ndihmon edhe pas ngrënies së ëmbëlsirave.

7.Mos e mbingarkoni veten. Shumë gjëra nuk janë kurrë një gjë e mirë. Kjo përfshin edhe pastrimin e dhëmbëve. Duke pastruar shumë, madje edhe më shumë se dy herë në ditë, mund të rrëzoni smaltin.

8.Hani ushqime që ndihmojnë shëndetin e dhëmbëve.Ka ushqime që parandalojnë dëmtimet e dhëmbëve. Shumica e produkteve të qumështit, duke përfshirë edhe djathin, janë zbuluar se ulin pllakën dentale dhe të freskojnë smaltin. Mollët, megjithëse janë acide dhe të mbushura me sheqer, rrisin prodhimin e pështymës, gjë që redukton nivelet e baktereve.

9.Mos harroni të përdorni fillin dentar.Larja me furçë nuk është e mjaftueshme. Bakteret dhe copat e vogla të ushqimit mund të shkaktojnë dëmtime të dhëmbëve. Përdorimi i rregullt i fillit dentar pengon këto gjëra të vogla për të bërë një dëm të vërtetë.

10.Vizito dentistin dy herë në vit. Dentisti juaj është një ekspert për mënyrën sesi duhet të ndihmoni dhëmbët dhe mund të vini re se diçka është e gabuar para se të jetë tepër vonë. Përveç kësaj, ndërsa dentistët rregullisht pastrojnë dhëmbët, ata tashmë po parandalojnë që të dalin probleme më serioze. Dentistët duhet të vizitohen dy herë në vit për të mbajtur shëndetin e duhur oral.

Lexo edhe: Ushqimet që mbrojnë dhëmbët e fëmijës suaj

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X