Jeni gati për pastrimin e përvitshëm të shtëpisë pas një dimri të gjatë? Sigurisht që po! Pluhuri i tapetëve duhet hequr dhe jo vetëm kaq. Për këdo është bukur të ndjejë aromën e pastër të shtëpisë gjatë stinës së verës.
Gjatë pastrimit të shtëpisë ju duhet të përpiqeni të mësoni disa “truke” të cilat do t’ju mundësojnë një pastrim më të shpejtë të shtëpisë, duke ju dhënë mundësinë të keni edhe disa orë në dispozicion për veten tuaj.
Çfarë duhet të bëjmë?
Hyrja e shtëpisë:
1- Hiqini gjithmonë këpucët
Nëse ju nuk do të hyni asnjëherë me këpucë në shtëpi do të evitoni futjen në tapet të papastërtive dhe bakterieve të rrugës. Ju mund të pastroni këpucët në tapetët e vegjël të cilët duhet t’i vendosni në hyrjen e shtëpisë dhe më pas t’i hiqni ato. Pasi i keni hequr mund të vishni shapka, të cilat duhet të përdoren vetëm për ambientin e brendshme të shtëpisë.
Kuzhina dhe salloni
2- I thoni “stop” pluhurit dhe qimeve
Nëse keni tapetë të vendosur në të gjithë shtëpinë ju duhet të parandaloni grumbullimin e pluhurit dhe qimeve në to. Për këtë është e nevojshme që tapeti të shkundet disa herë në javë.
Kuzhina duhet të fshihet me fshesë sa herë që ne tokë mund të ketë thërrime apo qime, në mënyrë që të mos akumulohen sasi të mëdha papastërtish, të cilat do të duan më shumë kohë dhë mund për t’u hequr.
Banja
3- Pajisje që shkëlqejnë!
Pasi keni bërë dush është mirë të pastroni muret e kabinës së dushit ( nëse e keni një të tillë ) ose të vaskës me një copë, për të evituar formimin e smërçit ose shenjave që le uji si edhe shampot apo sapunët. Nëse ju i pastroni ato çdo ditë pas dushit, do ta keni më të lehtë pasi nuk do të kenë shumë nevojë për fërkim dhe kohë.
4- E mbani gjithmonë pastër lavamanin e banjës
Mirë është që të mbani gjithmonë një sfungjer tek lavamani i banjës, të cilin mund ta përdorni çdo mëngjes pasi keni larë fytyrën si edhe çdo mbrëmje. Në këtë mënyrë ju do të hiqni çdo njollë tualeti apo paste dhëmbësh që mund të ketë mbetur atje pas larjes.
Evitoni krehjen e flokëve mbi lavaman, ose edhe nëse e bëni nuk duhet t’i pastroni qimet e rëna me ujë, pasi mund të bllokoni tubacionet. Ju duhet t’i mblidhni flokët e rëna dhe t’i hidhni në koshin e mbeturinave.
5- Pastrimi i tubacioneve gjatë natës
Për të larguar erën e keqe nga lavamani ju mund të përdorni ujë me uthull në secilin prej tyre. Ju duhet t’i mbushni ata me këtë përbërje çdo darkë dhe në mëngjes duhet ta lironi lavamanin me qëllim që uji me uthull të largohet. Do të habiteni kur të shikoni se çdo njollë e lavamanit do të ketë ikur, për të mos harruar erën e mirë që do të dale prej tij pas cdo përdorimi.
Kuzhina
6- Pastroni frigoriferin
Para se të bëni pazarin e radhës ju duhet të pastroni frigoriferin. Gjithashtu të paktën njëherë në javë ju duhet të kujdeseni për të bërë një pastrim të vogël të tij, i cili konsiston në hedhjen e ushqimeve që janë prishur dhe nuk mund të përdoren më, në mënyrë që frigoriferi të mos vijë erë të keqe, por gjithashtu të lirohet vend për ushqimet e pazarit të rradhës.
Gjatë pastrimit të frigoriferit ju duhet ta shpëlani atë me një copë të lagur me ujë dhe uthull, kjo për t’i dhënë atij një aromë të mirë.
Një sekret të vogël që mund të përdorni për të larguar erën e keqe nga frigoriferi është vendosja e një ene me ujë dhe sodë në pjesen më të lartë të frigoriferit.
7- Pastrimi i sobës së gatimit
Për të mbajtur gjithmonë të pastër sobën e gatimit ju duhet ta pastroni atë më një sfungjer dhe detergjent të posaçëm pas çdo gatimi. Nëse ju do të ndiqni këtë mënyrë pastrimi do të evitoni krijimin e një shtrese papastërtie, e cila do të dojë shumë kohë dhe mund të pastrohet, ose në rastet më të këqija nga fërkimi i tepërt mund të prishet edhe alumini. Të njëjtën gjë duhet të bëni më çdo pajisje elektroshtëpiake gatimi.
8- Pastrimi i lavastoviljes
Për të mirëmbajtur lavastoviljen ju duhet të vendosni kripë në pjesën anësore të saj, në mënyrë që të mos krijohet smërçi. Gjithashtu çdo javë ju duhet të bëni një larje me lavastoviljen bosh. Gjatë kësaj larje ju duhet të vendosni një bidon plastik të mbushur me ujë dhe uthull ( me kokë poshtë ) në pjesën ku mbështeten enët, me qëllim që të largoni erën e keqe.
9- Një “Begonjë” për ajër më të pastër
Për të pasur ajër të pastër brenda shtëpisë tuaj ju duhet të mbani gjithmonë lule. Në fakt një begonjë, një fikus apo një lloj lule tjetër më gjethe të mëdha mund të pastrojë ajrin nga toksinat si edhe të mbajë një nivel të mirë lagështie në ambientin e shtëpisë.
Lexoni edhe: Dhoma e femijeve, 7 gjerat qe nuk duhet te mungojne
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu