Pastroni furren e sobes me anen e ketyre produkteve natyrale

0 0

Për gratë, pastrimi i furrës së sobës përfaqëson një nga proçeset më të vështira dhe më pak të pëlqyera, sidomos nëse brenda saj ndodhen njolla yndyre, ushqim i djegur. Edhe pse në përgjithësi tendenca është të përdoren për pastrim produkte kimike të cilat janë mjaft të rrezikshme për shëndetin, sot t’ju udhëzojmë në lidhje me produktet që mund të përdorni për ta bërë pastrimin sa më efektiv dhe aspak të rrezikshëm për shëndetin.

Sodë bikarbonat: është një produkt shumë efektiv i cili largon në mënyrë perfekte edhe aromat e pakëndëshme, higjenizon etj. E përzieni në një tas bashkë me pak ujë të vakët derisa të përftoni një pastë të trashë. E aplikoni në furrë dhe pajisjet e sobës dhe e leni të veprojë një natë. Më pas e pastroni me sfungjer.

Uthull dhe kripë e trashë: tresni disa lugë kripë në një tas me ujë dhe kur ajo të jetë shpërbërë plotësisht e aplikoni në të gjitha anët e furrës. Më pas aplikoni edhe uthull me anën e një spërkatësi. Pasi e keni lënë të veprojë për të paktën 30 minuta, e pastroni me anën e një sfungjeri. Për rezultate më të mira e aplikoni ndërsa furra është e vakët.

Limoni: vendosni në brendësi të furrës një tepsi me ujë dhe lëngun e të paktën 3 limonave dhe më pas e lini të ndezur në 180 gradë për rreth 30 minuta. Uji do të avullojë duke dizinfektuar furrën dhe më pas e lini të ftohet. Kur furra të jetë e vakët e pastroni duke përdorur ujin e mbetur si edhe një sfungjer jo të ashpër.

Që furra të pastrohet më me lehtësi, do t’ju këshillonim ta pastroni atë pas çdo gatimi si edhe të përdorni tepsi me bordura të larta, të cilat nuk e lejojnë derdhjen e ushqimit.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X