Si te gatuajme lazanja?

0 0

Lazanja është një pjatë tipike e italiane, e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanja është një pjatë e parë, e pasur me vlera ushqyese dhe shumë e shijshme.

Përbërësit:

  • 1 pako me petë lazanje;
  • 1 qepë;
  • 1 karotë;
  • Mocarela ose djathë për pica;
  • 1 degë selino;
  • Mish të grirë 500gr;
  • Djathë të grirë parmixhan 200g;
  • Salcë domatesh rreth 1  shishe;
  • 2 lugë vaj;
  • Kripë;
  • Piper;
  • Borzilok;
  • Salcë beshamele.

Pergatitja:

  1. Në një tenxhere me vaj, kavërdisim lehtë qepën, karotën dhe degën e selinosë të prerë imët. Shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë mbi zjarr të embël, derisa të pinë lëngjet e veta.
  2. I rregullojmë me kripë e piper dhe i shtojmë salcën dhe pak ujë, për ta bërë të hollë dhe në fund i hedhim borzilokun.
  3. Ndërkohë përgatisim 1/2 lt salcë beshamele.
  4. Në një tavë, hedhim pak salcë mbi siperfaqe dhe vëmë shtresën e parë me petat e lazanjës. Mbi të hedhim djathë të grirë, copa mocarelash dhe beshamelë. Veprojmë kështu për 4 shtresa që lazanja mos të jetë e rëndë dhe e trashë shumë ( duke pasur parasysh qe petët fryhen se janë me vezë).
  5. Sipër, mbi shtresën e fundit, mbi beshamelë e salcë, hedhim djathin e grirë, që gjatë pjekjes të krijojë koren aq të shijshme.
  6. E pjekim ne 200° derisa të marrë ngjyrë. E lëmë të pushojë të paktën 20 minuta pas nxjerrjes nga furra dhe e shërbejmë të ngrohtë.
  7. Sipas dëshirës, mund të shtojmë dhe copa proshute, duke patur parasysh që sa më shumë përbërës i vemë, aq më e rëndë në kalori bëhet.
  8. Ju bëftë mire!

Lexoni dhe: Si te gatuajme qofte peshku? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X