Receta gatimi per bebe 8+ muajsh (lazanja per bebe)

0 0

Unë e quaj këtë recetë gatimi “lazanja për bebet” sepse edhe pse është një pure ajo ka shijen e lazanjave të cilën bebet dhe fëmijët tuaj do ta pëlqejnë shumë. Salca e domates i shton kësaj recete një dozë të shëndetshme antioksidantësh të fuqishëm si dhe shumë vitamin C. Plus ju mund t’i shtoni kësaj recete shumë perime të shëndetshme që ndoshta bebi juaj nuk i pëlqen zakonisht. Mua më pëlqen që në varësi të sezonit të përdor patëllxhan, karrota, kale, spinaq dhe kunguj. Në varësi të preferencave  ju mund të shtoni pak rigon apo borzilok.

Përbërësit:

⦁ ½ qepë;
⦁ 2 karrota të prera në copa;
⦁ 2 lugë salcë domate;
⦁ 1 filxhan lëng perimesh ose pule;
⦁ ½ filxhan makarona ( sipas dëshirës);
⦁ 1 kungull mesatar (ose patëllxhan, sipinaq, bizele, etj…)
⦁ 2 lugë djathë rikota;
⦁ 1 lugë djathë parmixhano i grirë.

Përgatitja:

1. Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqni qepën e prerë hollë deri sa të zbutet.
2. Shtoni në tigan karrotat, perimet sipas dëshirës dhe salcën e domates.
3. Gjatë kësaj kohe në një tenxhere me uji zieni makaronat
4. Ndërkohë që perimet janë gatuar deri sa janë zbutur, i hiqni nga zjarri dhe shtoni rikoton dhe parmixhanon.
5. I lini të  ftohen dhe më pas i bëni pure së bashku me makaronat.
6. Për të pasur një përbërje sa më kremoze mund të shtoni pak lëng pule apo perimesh gjatë përzierjes.

Lexoni dhe: Si te gatuajme makarona per bebet? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X