Si ta ndaloj fëmijën të kafshojë thonjtë?

0 0

Nëse fëmija juaj 2 vjeç kafshon thonjtë, mund të shqetësoheni se ai është në ankth për diçka. Në fund të fundit, shumë njerëz e cilësojnë këtë si një zakon nervor. Por ankthi është vetëm një nga shpjegimet e kësaj sjelljeje. Mund të ketë një sërë arsyesh të tjera më pak shqetësuese pse fëmija kafshon thonjtë për shkak të kuriozitetit ose mërzisë, për të kaluar kohën, sepse atij ende po i dalin dhëmbët ose thjesht nga forca e zakonit.

Nga të gjitha zakonet e fëmijëve, kafshimi i thonjve është më i zakonshmi. Në fakt, pothuajse të gjithë fëmijët e bëjnë atë në një moment, dhe shumë e vazhdojnë zakonin në moshë madhore. Megjithatë, ka të ngjarë që fëmija juaj do ta ndalë këtë veprim ose për shkak se humb interesin ose për shkak se miqtë dhe shokët e klasës e ngacmojnë për këtë.

Çfarë duhet të bëni

Mbani duart e fëmijës të zëna. Nëse mund të identifikoni kohën dhe vendet kur fëmija juaj ka shumë gjasa të kafshojë thonjtë për shembull, duke shikuar televizor ose duke hipur në makinë provoni t’i jepni zëvendësime të tilla si kukulla, një top ose një lodër elastike për të mbajtur duart e zëna. Pritini edhe thonjtë, kështu që nuk ka asgjë për ta tunduar të kafshojë.


Prisni dhe shpresoni

Fëmija juaj nuk e kupton pse e bën këtë veprim, kështu që ndëshkimi nuk do të funksionojë. Edhe po t’ja shpjegoni pse nuk duhet ta bëjë nuk do të keni sukses, madje mund ta nxisni ta bëjë më shumë. Kështu që duhet të prisni derisa fëmija të rritet edhe pak dhe ta kuptojë vetë se nuk duhet të vazhdojë me kafshimin e thonjve.


Kontrollojeni

Nëse fëmija juaj kafshon thonjtë aq intensivisht sa i gjakos, bisedoni me mjekun. Fëmija mund të vuajë nga ankthi më shumë se ç’është e zakonshme për moshën e tij.

Lexo edhe: Pse femija godet dhe demton veten?

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X