Si përdoren qentë për të kuptuar infertilitetin mashkullor?

0 0

 

Ndotësit mjedisorë në shtëpinë tonë dhe dietat kanë të njëjtat efekte të dëmshme për fertilitetin mashkullor si tek qentë edhe tek njerëzit, sugjeron një studim i ri i kryer nga Universiteti i Nottingham.

Ndotësit mjedisorë janë ato kimikate që aksidentalisht ose qëllimisht hyjnë në mjedis, shpesh si rezultat i aktiviteteve njerëzore.

Hulumtuesit e Nottinghamit dëshironin të testonin efektet e dy kimikateve specifike të njeriut: DEHP, e cila gjendet në qilima, dysheme, tapiceri, rroba, tela, lodra etj. Dhe bifenil të poliklorinuar 153, i cili megjithëse është i ndaluar globalisht, mbetet gjerësisht i përdorur, duke u përfshirë edhe në ushqime.

Ata kryen eksperimente identike duke përdorur mostrat e spermës nga burrat dhe qentë donatorë që jetonin në të njëjtin rajon të Britanisë së Madhe, dhe arritën në përfundimin se kimikatet kanë të njëjtin efekt dëmtues mbi spermatozoidin te meshkujt dhe qentë.

“Ky studim i ri mbështet teorinë tonë se qeni i shtëpisë është me të vërtetë një pasqyrë për rënien riprodhuese të burrave dhe gjetjet tona sugjerojnë se kimikatet e prodhuara nga njerëzit që janë përdorur gjerësisht në mjedisin e shtëpisë dhe të punës mund të jenë përgjegjëse për rënien në cilësinë e spermës”, thotë udhëheqësi i studimit Richard Lea.

Studimet e mëparshme nga Nottingham kishin gjetur një lidhje mes kimikateve moderne në shtëpi dhe normave të fertilitetit tek qentë. Por ky dokument i ri tregon se mund të ketë një lidhje midis kafshëve shtëpiake dhe pronarëve të tyre meshkuj.

“Ne e dimë se kur lëvizshmëria e spermës njerëzore është e dobët, fragmentimi i ADN-së rritet dhe se infertiliteti mashkullor është i lidhur me rritjen e nivelit të dëmtimit të ADN-së në spermatozoid. Tani besojmë se është e njëjta gjë tek qentë sepse jetojnë në të njëjtin mjedis të brendshëm dhe janë të ekspozuar ndaj ndotësve të njëjtë të familjes “, thotë Rebecca Sumner, e cila gjithashtu mori pjesë në studim.

“Kjo do të thotë që qentë mund të jenë një model efektiv për hulumtimet e ardhshme në efektet e ndotësve në rënien e pjellorisë, veçanërisht për shkak se ndikimet e jashtme të tilla si dieta kontrollohen më të lehtë se sa tek njerëzit “.

Lexo edhe: Sjelljet ne adoleshnce qe demtojne pjellorine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X