Giuliana Rancic është diagnozstikuar me kancer gjiri në vitin 2011 dhe prej asaj kohe gjithçka ndryshoi në jetën e saj. Pasi i mbijetoi kancerit, ajo ka ndarë me ne të gjithë mënyrën sesi ndryshoi përditshmëria dhe koncepti i saj për jetën.
Bëni pyetjet e duhura
Rancic theksoi se sa e rëndësishme është që gratë të pyesin mjekët e tyre pas marrjes së diagnozës së kancerit të gjirit. “Kur të merrni diagnozën, është shumë e frikshme dhe një gjë që u them grave që kalojnë përmes saj është të shtroni pyetjet e duhura”, tha ajo. “Vetëm në këtë mënyrë do të merrni ndihmën e nevojshme që t’ju shërbejë me efektivitet”.
Mbështetuni tek njerëzit që ju japin forcë
Ndërhyrjet kirurgjikale dhe terapitë ishin shumë të vështira. Për fat të mirë unë kam një bashkëshort dhe një familje të mrekullueshme tek të cilët gjeta forcë.
Ndryshoni rutinën tuaj
Diagnoza e saj e frymëzoi Rancicin për të ndryshuar mënyrën e jetesës së saj. “Kam filluar të shikoj me imtësi gjithçka, duke filluar nga gjërat që ha e pi. Kam ndryshuar shumë produkte që përdorja në përditshmëri”.
Më pak do të thotë më shumë
Rancic ka kufizuar sasinë e produkteve që përdor në ato natyrale, për të cilat është e sigurtë se nga e kanë prejardhjen dhe çfarë përmbajnë.
Kur jeni në dyshim, bëni një shëtitje
Rancic tregon se ka zbuluar që qëndrimi me veten, duke shëtitur është mënyra më e mirë e kujdesit ndaj vetes. “Kur kam qenë sëmurë dhe qëndroja në shtrat, nuk ndihesha e gjallë dhe pa energji. Prandaj tani e vlerësoj faktin që kam mundësinë të lëviz, të eci dhe do e shfrytëzoj këtë”.
Lexo edhe: Si mund te zbulohet kanceri i gjirit?
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu