Si ndikon gjumi në tolerancën e nënave ndaj fëmijëve?

0 0

 

Një gjumë i mirë jo vetëm që kontribuon në mirëqenien dhe shëndetin e të gjithëve, por gjithashtu përmirëson prindërimin. Ky është përfundimi i arritur nga studiuesit në Universitetin e Ilinoisit: Ekspertët kanë treguar se gratë që flenë pak dhe keq, priren të jenë më të buta dhe tolerante ndaj fëmijëve të tyre, kur bëjnë gabime.

Hulumtimi

Sondazhi, i publikuar në Journal of Sleep Research, iu referua 234 grave të cilave përmes një pajisjeje iu matën oraret e gjumit dhe ndërprerjet gjatë natës. Fëmijët e tyre (të gjithë adoleshentë rreth pesëmbëdhjetë vjeç) u pyetën, përmes një pyetësori për shkallën e lejueshmërisë të perceptuar nga prindërit e tyre.

Konkluzionet

Rezultatet zbuluan se kohëzgjatja më e gjatë e gjumit ishte e lidhur me nivele më të ulëta të dhënies së lejeve nga ana e prindëve. Nga kjo pikëpamje, një kontribut i rëndësishëm lidhej gjithashtu me përkatësinë etnike të grave dhe statusin e tyre socio-ekonomik: për shembull, nënat me origjinë afrikano-amerikane kishin një lidhje më të fortë midis gjumit dhe lejes ndaj fëmijëve.

Rëndësia e të thënit “jo”

Përfundimisht, nënat që fjetën në një kohë më të zgjatur dhe paqësore silleshin në një mënyrë më pak mospërfillëse dhe tolerante me fëmijët, dhe për këtë arsye konsideroheshin nëna më të mira. Pse? Autorët e hulumtimit shpjegojnë se si për një fëmijë nga 11 deri në 18 vjeç është thelbësore për të marrë një edukim të drejtë dhe të marrë ndonjëherë pëgjigjen jo. Kur prindërit tregojnë tepër dashamirësi ndaj fëmijëve të tyre, shpesh ata përfundojnë me sjellje problematike.

Fjala e ekspertëve

Kelly Tu, një nga koordinatoret e hulumtimit, shpjegoi se: Kur nënat nuk flenë mjaftueshëm ose gjumi i tyre është i cilësisë së dobët, kjo ka ndikim në nivelin e lejueshmërisë me adoleshentët. Ndoshta ata janë më nervozë ose vuajnë. Por, ndër aspektet pozitive kemi parë se nënat që flejnë në mënyrë adekuate kanë më pak gjasa të jenë më tolerante ndaj adoleshentëve.

Lexo edhe: Nenat qe i vene femijet heret ne gjume jane me pak te stresuara






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X