Si ndikon dalja e dhëmbëve të bebit tek gjidhënia?

Ushqyerja me gji është një përvojë fantastike për fëmijën tuaj – është ushqimi më i shijshëm dhe më i nevojshëm që fëmija mund të marrë.




0 0

Edhe për nënat kjo është një mundësi e mirë për t’u lidhur me të porsalindurin. Por çfarë ndodh kur fëmijës tuaj fillojnë t’i dalin dhëmbët?

Dalja e dhëmbëve është një periudhë që shkakton parehati të madhe për shumë foshnja, duke nisur që nga vështirësia për t’u ushqyer me gji, dhimbje dhe inflamacion e mishrave të dhëmbëve etj.

E gjithë kjo mund të rezultojë me një kafshim të papritur të gjirit të nënës. Disa doshnja të tjera mund të jenë shumë të qeta dhe të vazhdojnë të ushqehen normalisht me gji, ndërsa janë duke u dalë dhëmbët. Pra nëse ushqyerja me gji do të ndikohet ose jo nga dalja e dhëmbëve kjo varet tërësisht nga fëmija juaj.

Çfarë duhet të bëni nëse foshnjës që po i dalin dhëmbët dhe nuk arrin dot të ushqehet me gji?

Disa foshnja mund të ndalojnë ushqyerjen me gji gjatë kësaj kohe. Por kjo është vetëm një fazë e përkohshme që zakonisht shkaktohet për shkak të dhimbjes dhe situatës së pakëndshme, nëpër të cilën po kalon fëmija juaj.

Kjo e bën atë të sillet jo si zakonisht dhe e bën gjidhënien të vështirë. Ajo që duhet të bëni ju është të vazhdoni t’i jepni gji fëmijës sidomos nëse e kuptoni se foshnja është e uritur. Nëse ai nuk arrin të ushqehet ose nuk do, thjesht nxirreni qumështin me pompë dhe përdorni një shishe apo filxhan për ta ushqyer atë.

Ju gjithashtu duhet të përpiqeni dhe të zbusni sikletin e tij duke masazhuar mishrat e dhëmbëve me gisht.

Mund të përdorni edhe lodrat që janë posaçërisht qetësuese për mishrat e dhëmbëve.

Si të silleni nëse fëmija ju kafshon gjatë ushqyerjes me gji?

Ky është një problem i zakonshëm me të cilin ballafaqohen nënat kur ushqejnë foshnjat me gji ndërkohë që atyre u dalin dhëmbët. Fëmija papritur mund t’i ngatërrojë thithat tuaja si lodra për dhëmbët. Çfarë duhet të bëni:

  • Reagoni ndaj kafshimit duke i treguar fëmijës suaj një vështrim të habitur dhe i thoni që të mos e bëjë këtë gjë, mundësisht me gjuhën tuaj të nënës, pasi bebet mund të jenë shumë të ndjeshme.
  • Masazhoni mishrat e tij me gishta për pak minuta para se ta ushqeni me gji.
  • Jepini fëmijës diçka tjetër për të përtypur apo për të kafshuar, si lodrat e dhëmbëve.
  • Nëse fëmija juaj ju kafshon mund të jetë një shenjë se ai tani është ngopur dhe ju mund t’i jepni gji pak më vonë.

Dalja e dhëmbëve nuk duhet të ndërhyjë në përvojën tuaj të gjidhënies. Nëse pasi keni bërë të gjitha ato që përmendëm më sipër nuk po gjeni zgjidhje, bisedoni me mjekun për të gjetur zgjidhjen e përshtatshme.

Lexo edhe: A është normale që fëmija të vjellë kur po i dalin dhëmbët?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X