5 Gjërat që mund ta bëjnë ushqyerjen me gji më të vështirë

0 0
  1. Piercing në thitha.

Nëse keni vendosur piercing në thitha me siguri në atë kohë as që nuk e kishit menduar ushqyerjen me gji. Ka shumë mundësi që në rast se i keni shpuar thithat, kjo mund të pengojë dhe të bllokojë rrjedhjen e lirë të qumështit. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ditur paraprakisht nëse shpimi në këtë vend do të ndikojë ose jo tek gjidhënia derisa të ushqeni me gji. Ajo që mund të bëni është që për arsye sigurie t’i hiqni të gjitha bizhuteritë nga gjoksi para se fëmija të ushqehet me gji.

  1. Kirurgji e mëparshme në gji.

Zvogëlimi apo zmadhimi i gjoksit apo edhe trajtimi kirurgjik i kancerit të gjirit mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të ushqyer me gji. Por asnjë prej atyre operacioneve, as edhe një mastektomi e njëanshme nuk e përjashton krejtësisht mundësinë për të ushqyer me gji. Sa qumësht do të prodhoni kjo do të varet pjesërisht nga çfarë lloj kirurgjie keni pasur dhe sa kanale qumështi janë hequr ose janë prekur nga operacioni juaj.

  1. Sindromi i ovarianeve policistike (PCOS)

Nëse keni PCOS, ndoshta ju tashmë e dini se kjo mund të ndikojë në fertilitet. Ajo që mund të mos dini është se PCOS mund të ndikojë edhe në prodhimin tuaj të qumështit.

Nuk ka pasur shumë kërkime në lidhje me PCOS dhe ushqyerjen me gji, por njerëzit që punojnë me nënat dhe foshnjat kanë vënë re se “disa gra me PCOS nuk kanë furnizim të mirë me qumësht”. Lidhja midis PCOS dhe furnizimit me qumësht mund të jetë rezistenca e insulinës, ose pamundësia e trupit për t’u përgjigjur në mënyrë efektive ndaj insulinës, një hormon që ndihmon trupin të merret me sheqerin në gjak. Rezistenca e insulinës është e zakonshme tek njerëzit me PCOS.

  1. Forma e thithave.

Ju mund të keni dëgjuar se femrat me thitha të futur brenda ose të sheshtë kanë vështirësi në ushqyerjen me gji. Megjithatë ka disa truke që konsulentët e laktacionit sugjerojnë për këto situata derisa fëmija të arrijë të thithë qumështin.

  1. HIV.

HIV, apo virusi i mungesës së imunitetit të njeriut, virusi që shkakton SIDA-n, përhapet nga lëngjet trupore, përfshirë qumështin e gjirit. Pra, një foshnje që pi gji nga një nënë e infektuar me HIV, ka shanse për të zhvilluar një infeksion HIV. E vetmja mënyrë për të ulur rrezikun e transmetimit në zero është që fëmija të mos ushqehet me gji.

Në disa pjesë të botës, rreziku i vdekjes së foshnjave nga ushqyerja e pamjaftueshme është më i lartë se rreziku i transmetimit të HIV nga nëna tek fëmija. Kjo është arsyeja pse Organizata Botërore e Shëndetësisë miraton ushqyerjen me gji nga nënat HIV-pozitiv që marrin medikamente antiretrovirale.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji ndihmon nenen te humbase peshe

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X