Si mund ta dëmtojë gripi zemrën tuaj?

Ne i dimë rregullat – kur jemi të sëmurë është më mirë të pushojmë sesa të rrezikojmë, sidomos kur trupi po lufton me një infeksion.




0 0

Luftimi i një virusi

Më serioze se ftohja e zakonshme, virusi i gripit tendos shumë trupin tuaj dhe jo më kot mjekët ju këshillojnë që kur jeni me grip të mos shkoni në palestër dhe të mos bëni ushtrime.

Arsyeja kryesore nuk është fakti që ju ndiheni pak të lodhur, por sepse zemra juaj duhet të punojë më shumë për të luftuar virusin.

Zakonisht do të përjetoni shenja të tjera që tregojnë se trupi juaj po punon gjatë gjithë kohës, dhe këto shenja mund të jenë ethet ose temperatura.

Kur temperatura e trupit tuaj është e ngritur, zemra juaj rreh më shpejt për të çuar gjakun në organet tuaja. Dhe në momentin që ju vendosni presion shtesë në zemër, mund të shkaktoni një rrahje të parregullt të zemrës që mund të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme muskulin e zemrës.

Si të vëreni tendosjen në zemrën tuaj

Gripi gjithashtu mund të çojë në një gjendje të quajtur miokardit viral, që është inflamacion i muskujve të zemrës. Miokarditi rrallë bëhet fatal, por në rrethana të caktuara ai mund të jetë i rrezikshëm edhe për një individ më të shëndetshëm, më të aftë.

Njerëzit që kanë zemër përgjithësisht të shëndetshme, as nuk mund ta kuptojnë që muskujt e tyre të zemrës janë të dëmtuar, dhe kjo mund të shkaktojë telashe vetëm nëse bëni stërvitje të forta gjatë një periudhe gripi. Simptomat e miokarditit mund të përfshijnë:

  • Lodhje;
  • Vështirësi në frymëmarrje;
  • Ritëm jonormal të zemrës;
  • Dhimbje në kraharor, e cila mund të duket si një sulm në zemër;
  • Pamundësia për t’u shtrirë për shkak të gulçimit;
  • Ënjtje e këmbëve;
  • Një sëmundje tjetër virale;
  • Temperaturë;
  • Dhimbje kyçesh dhe enjtje si dhe dhimbje koke.

Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma gjatë ose menjëherë pas një periudhe gripi, është e domosdoshme shkoni menjëherë tek mjeku.

Pra, kur mund të bëni ushtrime në mënyrë të sigurt?

Sipas Jenny Hadfield, një trajner i vrapit dhe autor librash me mbi 20 vjet përvojë, është mirë që ta bëni pushim për çdo ditë që keni qenë me simptoma të gripit – për shembull, nëse keni përjetuar pesë ditë simptoma gripi, për pesë ditë të tjera nuk duhet të bëni ushtrime.

Një rregull tjetër është të dëgjoni trupin tuaj dhe rrahjet e zemrës tuaj. Në ditën e stërvitjes tuaj, zgjohuni dhe merrni parasysh se si ndiheni në përgjithësi. Nëse akoma keni simptoma (sekrecione, dhimbje muskulore, lodhje, përzierje në stomak); nëse rrahjet e zemrës suaj në pushim janë më të larta se zakonisht; ose nëse ndjeheni përgjithësisht të lodhur, është më mirë të vazhdoni të pushoni.

Lexo edhe: Si mund të mos ia ngjis gripin foshnjës ndërkohë që e kam në gji?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X