Si është të mbetesh shtatzanë pas një kohe të gjatë përpjekjesh të pasuksesshme?

0 0

 

Shpresa është një “drogë” e keqe, sepse zvarritet në vendet e errëta. Është elastike. E vazhdueshme.

Ende ndihem çuditshëm të them “Unë jam shtatzënë”. Veçanërisht me zë të lartë.

Burri im dhe unë jemi përpjekur të kemi një fëmijë për gati tre vjet. Ajo që filloi si një ushtrim argëtues shpejt u bë një seri pengesash dhe zhgënjimesh. Kemi përjetuar aborte spontane, kisha kryer kirurgji për endometriozë dhe kemi kaluar nëpër tri raunde invitro të pasuksesshme ku 48 embrione të vogla kurrë nuk u bënë fëmijët tanë.

Ne përfundimisht u dorëzuam dhe filluam të besonim se në të ardhmen do të ishim vetëm ne të dy.

Përpjekja jonë e fundit ishte të provonim një ilaç (Letrozole), i cili mund të kishte ndikim pozitiv në fertilitet, por duke qenë se herët e kaluara kishin rezultuar të gjitha të pasuksesshme, nuk e morëm shumë seriozisht.

Por papritur, shumë shpejt ngela shtatzanë.

Dhe çdo ëndërr që unë kisha në lidhje me të, karakterizohej nga një gëzim dërrmues.

Ndieja frikë.

Ndihesha në faj.

Ndihesha si mashtruese.

Kisha shumë frikë mos e humbisja sërish fëmijën. Kisha frikë se do t’i shkaktoja sërish dhimbje prindërve të mi duke më parë të vuaja. Çdo ditë kisha frikë se do të ishte e fundit ditë për rrahjet e zemrës së bebit tim dhe do ta humbisja.

Ndihesha fajtore thjesht sepse isha shtatzënë. Sepse shoqja ime e ngushtë, e cila gjithashtu si unë kishte pasur probleme me pjellorinë ende nuk kishte ngelur shtatzanë, ndërsa unë po.

Por unë gjithashtu ndjeva shpresë. Nuk isha e ngazëllyer apo e lumtur, por me shpresë. Disa e keqkuptuan kur thashë e shpresa është si një drogë e frikshme, por shpresa vërtet na mban gjallë edhe në ditët tona më të errëta.

Sot unë jam 20 javëshe shtatzënë. Dhe jam kaq e frikësuar, mirënjohëse dhe me shpresë.

Lexo edhe: “Nuk ju uroj kur marr vesh se jeni shtatzane, seps ende nuk kam bere paqe me veten”, nena e vajzes me sindromen down






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X