Shumica e prindërve ndjejnë sikur po dështojnë gjatë vitit të parë pas lindjes

0 0

Ne kemi nevojë të lemë pas një brez që të na tejkalojë, e për këtë arsye duhet të sigurohemi se po punojmë për t’ju lënë diçka atyre.

Në mënyrë që shoqëria jonë të funksionojë ne kemi nevojë edhe për prindër edhe  për punëtorë. Por nuk është e lehtë t’i bësh këto të dyja në të njëjtën kohë.

Dhe nëse ju duket sikur keni dështuar për t’I balancuar këto të dyja duhet ta dini se nuk është kështu. Ju jeni duke bërë më të mirën që mund të bëni, dhe kjo mjafton. Nëna të dashura, nuk po dështoni, është thjesht sistemi. Dhe është koha për ta ndryshuar këtë ide pasi shumë prindër fajësojnë veten.

Sipas një sondazhi të fundit të realizuar nga Waterwipes, 6 nga 10 prindër ndjenin sikur po dështonin gjatë vitit të parë pas lindjes së fëmijës të tyre. Më shumë se 13,000 prindër nga e gjithë bota u anketuan dhe treguan se netët që kalonin pa gjumë dhe ditët e vështira ndryshojnë shumë nga mënyra se si prindërimi portretizohet në mediat popullore.

Një tjetër sondazh I kryer tregonte se një pjesë e madhe e prindërve ndienin sikur po dështonin me fëmijët e tyre, për shkak të presioneve që kishin në punë

Për më tepër studiuesit zbuluan se prindërit nuk e tregonin ndjenjën e dështimit që kishin, ndaj punëdhënësve, pasi ishin shumë të zotë në mbulimin ose maskimin e ndjesive të tyre të dështimit.

Por kjo ndjesi shfaqet në formën e stresit që rritet, rëndohet shëndeti mendor, zvogëlohet produktiviteti si dhe ndikohet mirëqenia e përgjithshme.

Në disa raste, kjo sjell që punonjësit të heqin dorë nga karriera ose të lëvizin nga njëra kompani tek tjetra me shpresën se do të gjëjnë një vend ku do të munden t’I bëjnë të gjitha.

Kjo zakonisht ndodh më shumë tek nënat por edhe baballarët e vuajnë ndjesinë e dështimit, pasi nuk arrijnë dot të balancojnë punën e tyre jashtë me punën në shtëpi.

Pse punëtorët nuk po e përdorin lejen e lindjes edhe kur e kanë atë

Çdo ditë e më shumë shtohen kompanitë që pranojnë që prindërit të marrin lejen e lindjes dhe të rikthehen në punë pas saj, por sipas studimit të përmendur më sipër këto politika sociale ngelin vetëm në letër, pasi kultura në vendin e punës shpesh i pengon prindërit të ndiejnë se mund ta marrin pushimin që ju takon.

Prindërit e anketuar raportuan se kishin marrë më pak lejelindje se sa kishin në dispozicion.

Sipas studiuesve, kjo tregon për një problem real me politikat aktuale të lejes së lindjes që nuk përshtaten me kulturat e punës. Kjo do të thotë që prindërit kanë frikë ta marrin kohën që u nevojiten, për shkak të frikës se do të penalizohen më vonë.

Prindërit kanë nevojë për punëdhënës dhe ligjvënës që zbatojnë politikat e lejeve të lindjes, por edhe vetë punonjësit duhet të përshtaten dhe të nxisin përdorimin e këtyre politikave.

Politikat e pagesave të lejes së lindjes janë shumë të mira, por përveçse punonëjsit duhet të paguhen për lejen e lindjes që kanë marrë duhet edhe të mbështeten. Duke ju ofruar prindërve një paketë mbështetëse kjo do të ndihmojë që ata të ndihen rehat dhe jo në faj.

Problemi i kujdesit për fëmijët

Leja prindërore është një faktor i madh për pakënaqësinë e prindërve që punojnë, por kujdesi për fëmijët është një çështje tjetër që ndikon në ndjesinë e dështimit për nënat dhe baballarët.

Të kujdesesh për fëmijët kushton dhe ata që kanë mundësi të paguajnë e konsiderojnë veten me fat, pasi shumë prindër luftojnë që të kenë mundësi për t’u kujdesur ndaj fëmijëve.

Hulumtimet tregojnë se programet e kujdesit ditor me cilësi të lartë janë të mira për zhvillimin emocional dhe prosocial të fëmijëve, por kur prindërit nuk mund ta gjejnë atë lloj kujdesi për fëmijët , bëjnë një zgjedhje tjetër, si psh shkojnë në punë dhe e lenë fëmijën me një kujdestar apo dado tek e cila nuk kanë besim.

Në Finlandë psh, shteti ofron kujdes ditor universal për fëmijën, rreth 330 dollarë dhe për të mos lejuar që prindërit të stresohen ka hapur qendra për kujdesin ditor të fëmijëve.

Studiuesit kanë hedhur tezën: Nëse prindërit mund të shkojnë në punë pa u ndjerë fajtorë se ku po e lenë fëmijët e tyre, a do të ndiheshin ata si të dështuar? Me siguri jo.

Megjithatë sipas studiuesve, prindërit mund ta sfidojnë sistemin duke kërkuar që të kuptohen më mirë dhe të mbështeten më shumë.

Lexo edhe: 5 Keshilla si ta beni me te lehte rikthimin ne pune pas lindjes

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X