Gabimet që kanë bërë prindërit para jush, për të cilat duhet të kujdeseni që të mos i përsërisni

0 0

Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të kenë një jetë sa më të mirë të mundshme. Shumë prej tyre punojnë shumë në mënyrë që të jenë në gjendje të blejnë lodra të reja për ta, të tjerët janë të rreptë sepse duan që fëmijët e tyre të disiplinohen, të tjerët u japin fëmijëve një zgjedhje dhe u mësojnë atyre të marrin vendimet e tyre. Çdo familje ka mënyrat e veta të edukimit, por ka një gjë që të gjithë prindërit e kanë të përbashkët: kur ata shikojnë pas në kohë, të gjithë duan të rregullojnë disa gabime që kanë bërë në të kaluarën.

Të jemi realistë vitet e para të jetës së fëmijës janë një kohë magjike dhe ju duhet t’i shijoni sepse në të ardhmen mund të pendoheni për shumë mundësi të humbura. Pra shikoni më poshtë listën e gjërave për të cilat prindërit janë penduar më shumë që edhe ju të mos të bëni të njëjtat gabime.

  1. Ata nuk gëzonin komunikimin me fëmijën e tyre.
    Një fëmijë i vogël që rritet shpejt, nga periudha e foshnjërisë e deri tek momenti kur është një person relativisht i pavarur, me të vërtetë ka nevojë për kontakt të vazhdueshëm me të rriturit. Edhe prindërit kanë nevojë për këtë komunikim. Ndodh që edhe kur ka pak kohë të lirë nëna për shembull bën diçka, një punë, ndërkohë që fëmija po luan me lojëra. Mirëpo nëse e ktheni këtë në një zakon në një moment, do të vëreni se fëmija juaj është rritur tashmë dhe për pak kohë do të dalë të jetojë më vete. Nuk ka asnjë mënyrë të riktheni pas kohën që keni humbur prandaj përpiquni të jeni jo vetëm fizikisht me fëmijën tuaj por edhe të komunikoni dhe të gëzoni kohën që kaloni së bashku.
  2. Ata nuk i përqafonin shpesh fëmijët e tyre.
    Shkencëtarët kanë provuar rëndësinë e përqafimeve për shëndetin (për shëndetin moral dhe fizik). Ka shumë avantazhe të dukshme, por ndoshta ju jeni dakord se është mirë të përqafosh fëmijën tuaj. Ndonjëherë, prindërit nuk e bëjnë këtë për arsye të ndryshme dhe shumica e tyre janë gabime që vijnë nga të vjetrit (si këshillat e atyre që u thonë nënave, “mos i mbani shumë afër vetes se e mësoni keq fëmijën). Me kalimin e kohës, fëmija do të rritet dhe ndoshta nuk do t’ju lejojë t’i përqafoni. Pra shijoni këto momente, përderisa ende keni mundësi.
  3. Ata nuk bënë mjaftueshëm foto dhe video.
    Sigurisht, asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse nuk bëni fotografi. Ajo nuk do të ndikojë në gjendjen mendore të fëmijës ose shëndetin fizik të tyre. Por ka shumë të ngjarë që në të ardhmen të kujtoni disa nga momentet më të vlefshme të jetës suaj dhe t’i ndani këto emocione me fëmijët tuaj kur të jenë rritur. Pra ajo që po themi është më mirë të regjistroni fëmijën tuaj tek hedh hapat e parë sesa të regjistroni një shfaqje me fishekzjarre. Albumet me fotografi  (pavarësisht se i kemi të gjitha pajisjet teknologjike) janë ende mënyra më e mirë dhe më e besueshme për të ruajtur fotot e rëndësishme.
  4. Ata nuk i mbajtën shënim fjalët e tyre të para.
    Këto janë vetëm kujtime të bukura. Mund të jetoni edhe pa to por është shumë më bukur kur I keni.
  5. Ata nuk luajtën me lojëra kreative.
    Nuk po themi se nëse luani lojëra krijuese me fëmijën tuaj, ai do të bëhet patjetër një artist i madh ose një muzikant. Por ka shanse. Së pari, nëse përfshini fëmijën tuaj në shumë aktivitete të ndryshme, mund të zbuloni se për çfarë ata kanë interes dhe ku janë më të mirë. Më vonë mund të punoni në zhvillimin e këtyre dëshirave. Së dyti, çdo lloj aktiviteti, për shembull, duke lexuar me zë të lartë me ta ose duke luajtur me lodra me ta zhvillon inteligjencën, imagjinatën dhe rrit fjalorin e tyre. Së fundi, lidhja mes jush dhe fëmijës suaj bëhet më e fortë, dhe vetëm kjo është një arsye e mirë për të bërë diçka së bashku. Prindërit me përvojë shpesh pendohen që nuk kanë vënë re talentet e fëmijëve të tyre, edhe pse disa aftësi mund të vërehen në një moshë shumë të re. Ofrojini fëmijës tuaj mundësinë për të provuar lojëra të ndryshme dhe për të lexuar sa më shumë që të jetë e mundur.
  6. Ata ishin shumë të rreptë.
    Ka një mit popullor sesa më të larta janë pritshmëritë, aq më i suksesshëm bëhet personi. Por në realitet, ju mund të merrni në të vërtetë pasojat e kundërta: probleme në sjellje e madje edhe në zhvillimin e fëmijës. Dhe natyrisht kjo do të bëjë që të keni një marrëdhënie të dobët me fëmijën tuaj. Dënimet për notat e këqija janë gjithashtu të dëmshme – ato vetëm mund të ulin suksesin e tyre të përgjithshëm në shkollë.
  7. Ata nuk morën parasysh mendimin e fëmijës së tyre.
    Ka diçka në lidhje me numrin e herëve që keni dëgjuar frazat si: “Je shumë i ri për të vendosur” ose “Të rriturit e dinë më mirë” dhe fakti që është e pakëndshme të dëgjosh diçka të tillë. Por fyerja e fëmijës suaj nuk është gjëja më e keqe që ndodh në këtë rast. Fëmijët, mendimi i të cilëve shpesh është lënë pas dore, mund të rriten me plot pasiguri. Si mund ta dini se çfarë doni nga jeta nëse gjithmonë ka qenë dikush që ka marrë vendimet në vendin tuaj?
  8. Ata nuk ishin atje për fëmijët e tyre në momentet më të rëndësishme të jetës së tyre.
    Disa gjëra që nuk na duken serioze, mund të jenë me të vërtetë serioze për fëmijët tanë. Dhe të gjithë njerëzit (sidomos fëmijët) duhet të kenë dikë pranë tyre në momente të tilla. Edhe nëse duket sikur ke një arsye të fortë që po humb festën e ditëlindjes së fëmijës tënd për shembull, mos e lini pas dore.Në të ardhmen, do t’ju vijë keq kur të kuptoni sa ngjarje të rëndësishme keni humbur.

Lexoni edhe: Pse preferoj te qendroj prane femijes e jo ta ndeshkoj. Historia e nje nene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X