Në një moment të caktuar nëna mund të ketë nevojë të nxjerrë me anën e pompës qumështin e gjirit, dhe për ta bërë këtë në mënyrën e duhur asaj i duhet të dijë se cilat janë metodat më efikase. Le të njihemi më shumë me këtë proçes.
Kur duhet të përdorim pompën e gjirit?
Le të sqarojmë diçka! Shtrydhja e gjirit nuk duhet të ndikojë në ritmet e fëmijës, për këtë arsye ju këshillojmë që këtë ta bëni në një moment kur gjinjtë janë në qetësi, për shembull ndërsa fëmija fle. Për ta bërë këtë proçes në mënyrën më të mirë të mundshme ju këshillojmë të përdorni pompën elektrike, kjo pasi është më e shpejtë dhe e stimulon gjirin.
Sa qumësht duhet të nxjerrin gjinjtë?
Mbani mend se çdo qendër ka një limit të caktuar të prodhimit të qumështit, e cila është e ndryshme për secilin gji. Pra një gji mund të nxjerrë 30 ml ndërsa tjetri 80 ml, njëri 20 dhe tjetri 100 ml, gjë e cila ndodh pasi një gji mund të jetë boshatisur më parë nga fëmija më shumë se tjetri, ose sepse gjiri i përgjigjet më pak stimulimit elektrik krahasuar me tjetrin. Pra nuk mund të flasim për një sasi të caktuar, kjo pasi gjiri është “mësuar” të prodhojë sasi qumështi në bazë të kërkesave të fëmijës për moment të caktuara të ditës. Natyrisht që është normale të përzieni qumështin që keni nxjerrë nga njëri gji me atë të tjetrit.
Duhet të stimulojmë të dy gjinjtë?
Idealja do të ishte që gjinjtë të stimuloheshin të dy në të njëjtën mënyrë, kjo për të favorizuar prodhimin e njëjtë të qumështit në të dy gjinjtë.
Lexoni edhe: Ushqyerja me qumesht gjiri, menyrat e duhura
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu