Shtatzënë pa kryer marrëdhënie seksuale? Ja rastet kur është e mundur

0 0

Në një bazë të përgjithshme, shumica e njerëzve zgjedhin të kryejnë marrëdhënie seksuale pa asnjë mbrojtje vetëm kur dëshirojnë të krijojnë një fëmijë. Por edhe nëse jeni një grua beqare dhe nuk doni t’i privoni vetes të drejtën për të qenë prind mund të ngeleni shtatzënë pa kryer marrëdhënie seksuale.

Metodat e shtatzënisë pa marrëdhënie seksuale:

  1. Ta lini fëmijën tuaj ta rrisë një nënë surrogate. Në disa çifte, shanset e infertilitetit mund të jenë të pranishme në një ose tek të dy partnerët, ose gruaja nuk mund të ketë një mitër të fortë aq sa ta mbajë fëmijën. Por çiftet duan të kenë një fëmijë të tyre dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet një nëne surrogate. Sperma e mashkullit dhe vezët e femrës kombinohen në një ambient laboratorik për të lejuar fekondimin dhe formimin e një embrioni. Ky embrion pastaj vendoset në barkun e një surrogatoje të gatshme, e cila do ta mbajë fëmijën brenda saj gjatë shtatzënisë e më pas t’jua japë atë prindërve biologjikë. Kjo metodë është sigurisht shumë e shtrenjtë dhe në Shqipëri nuk kemi dëgjuar ndonjë rast të tillë, ndërsa në botë ajo që bëri shumë bujë ishte shtatzënia e fundit e Kim Kardashian.
  1. Procedimi me Fertilizimin In-Vitro. Në disa raste, gruaja mund të jetë e shëndetshme për ta mbajtur fëmijën përmes shtatzënisë, por vetë fekondimi mund të jetë një problem. Këtu luan rol të rëndësishëm IVF, një medotë që është në dispozicion në klinikat e shumta të infertilitetit në vend dhe procesi është mjaft i drejtpërdrejtë. Janë disa medimakente që i jepen gruas për të rritur prodhimin e vezëve, të cilat pastaj nxirren. Këto mund të fekondohen me spermatozoidin që keni zgjedhur. Pasi një embrion formohet me sukses pas fekondimit, një kateter përdoret për të hapur mitrën tuaj dhe për të vendosur embrionet brenda jush. Disa gra kanë tendencë të ndiejnë pak dhimbje në bark, në momentin që embrionet tentojnë të futen brenda mitrës. Kjo është një mënyrë e mirë për të mbetur shtatzënë, por kushton shumë derisa të ketë sukses.
  1. Përzgjedhja e teknikës me “baster”. Shumë pak njerëz mund të jenë të vetëdijshëm për këtë teknikë, ndërsa shumë të tjerë e mendojnë këtë si një metodë të shpejtë dhe të lehtë. Shumë specialistë të fertilitetit nuk e rekomandojnë këtë teknikë, por as nuk do t’ju kërkonin që të mos e zgjidhnit. Zakonisht kjo bëhet tek çiftet e gjinisë së njëjtë (lezbike) dhe mund të krahasohet me inseminimin artificial. Hapat janë mjaft të thjeshta. Sperma mund të merret nga një person i njohur ose nga banka e spermës. Basteri është pajisja që perdoret pastaj për të thithur spermatozoidet në tub. Një lubrifikant i vogël aplikohet në tub, i cili vendoset brenda në vaginën e gruas, duke lënë spermatozoidet brenda. Kjo është pa dhimbje, dhe nuk ka kohë shërimi pasi kjo nuk është një procedurë mjekësore. I vetmi rrezik që vjen me këtë teknikë është nga burimi i spermës.
  1. Inseminimi brenda Uterusit. Kjo është një teknikë mjekësore pak e avancuar, e quajtur si IUI, e cila është një kombinim i basterit dhe IVF, brenda trupit të gruas. Kjo zakonisht zgjidhet nga çiftet ku mashkulli nuk është shumë pjellor ose nga gratë që duan të bëjnë një fëmijë duke qenë të vetme. Gjatë ovulimit, veza arrin në mitër, në pritje të fekondimit nga një spermë. Me IUI, ju zgjidhni spermatozoidin ose nga një donator ose nga banka. Ky spermatozoid futet menjëherë brenda mitrës suaj, afër vezës, duke përdorur një kateter nga një profesionist mjekësor. Nëse keni bërë një pap test, procesi është i ngjashëm me të. Shumica e grave ndiejnë vetëm dhimbje të vogla, dhe mund të rifillojnë jetën e zakonshme brenda një kohe të shkurtër. Kjo mund të duhet të përsëritet për një mori ciklesh derisa të jetë e suksesshme.
  1. Shtatzëni nga disa pika. Ndonjëherë, mund të dëshironi të kryeni marrëdhënie seksuale, por nuk e bëni këtë. Kjo mund të jetë për shkak të disfunksionit erektil tek meshkujt ose dhimbjes në organet gjenitale të grave, duke e bërë të vështirë për të pasur marrëdhënie seksuale ose thjesht të dhimbshme. Ky është momenti ku ju mund të përdorni edukimin seksual për të mbetur shtatzënë. Shumë të rinj këshillohen të përdorin mbrojtje sepse edhe ekspozimi më i vogël i spermës në vaginë mund të bëjë që një grua të mbetet shtatzënë. Kjo është pikërisht ajo që mund të përpiqeni të bëni, duke u përpjekur të keni një derdhje sa më afër vaginës që të jetë e mundur. Shanset për të pasur sukses me këtë janë të rralla por ju mund të zgjidhni ta provoni me këtë metodë para se të përdorni ndonjë tjetër.

Lexo edhe: A mund te ngelem shtatzene nga ejakulimi i hershem?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X