Shtate arsyet pse duhet te ngelni shtatzane ne moshe te re

0 0

Zakonisht i referohemi moshës 20 vjeçare, e cila konsiderohet si koha më e mirë, dhe kjo pohojet edhe nga disa studime universitare. Por cilat janë motivet që ata i konsiderojnë kaq të rëndësishme?
Ja 7 prej tyre!
 Femra është më tepër fertile. Në këtë moshë mundësia për të ngjizur një fëmijë që në përpjekjet e para është tepër e madhe.
 Një shëndet më i mirë për fëmijën. Me kalimin e viteve vezët pakësohen dhe po ashtu edhe cilësia e tyre gjë që mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve gjenetike si edhe kromozomike si për shembull sindroma down.
 Femra është fizikisht më e aftë. Ajo do të ketë energjitë e duhura për t’u kujdesur në mënyrën e duhur për fëmijën pas lindjes.
 Pothuajse të gjithë do të besojnë se jeni motra më e madhe. Kjo për ju do të jetë një pjesë e kënaqësisë.
 Mund të ndërroni disa aksesorë. Nëse do të keni një vajzë, në momentin që ajo do të jetë më e rritur, do të mund të ndërroni me njëra-tjetrën një palë vathë, varëse etj.
 Do të keni një dialog më të mirë mes jush. Fëmija ka tendencën të bisedojë më mirë me nënën nëse ajo nuk ka shumë diferencë moshe me të.
 Udhëtimet me partnerin. Në momentin që fëmija juaj do të jetë rritur dhe do të jetë bërë një adoleshent që ka dëshirë të dalë me miqtë e tij, ju do të keni gjithashtu mundësi të shfrytëzoni kohën për një mbrëmje romantike me bashkëshortin brenda ose jashtë shtëpisë.
Pra nëse dëshironi një fëmijë dhe jeni ende në moshë të re, nuk duhet të frikësoheni. Këto janë anët pozitive, megjithatë nuk duhet të harroni se edhe siguria financiare është shumë e rëndësishme!

Lexoni dhe: Cila do te ishte mosha ideale per t’u bere baba?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X