Shfaqja e dashur për fëmijët Peppa Pig përdor gjuhë seksiste?

0 0

 

Shfaqja e dashur e fëmijëve Peppa Pig po akuzohet nga zjarrfikësit në Londër se është seksiste dhe i dekurajon vajzat për t’u bërë zjarrfikëse, pasi përdor terma që i referohen vetëm gjinisë mashkullore.

Peppa Pig ndiqet nga miliona fëmijë në të gjithë botën.

Por në një nga episodet, vihet re një fëmijë që thotë “Mami Pig është veshur si zjarrfikës”. Ndërkaq, sipas zjarrfikësve, kjo është një shprehje diskriminuese, pasi termi i duhur do të ishte jo  vetëm zjarrfikës, por edhe zjarrfikëse.

Megjithatë, shumica e komentuesve në Twitter nuk pajtohen me këtë qëndrim, pasi shumica e zjarrfikësve në episod janë vajza.

Nga ana tjetër një komentues thotë se nuk është Peppa Pig që bën detyrën e edukimit të fëmijëve të tij.

“Nëse vajza ime më pyet a mund të bëhet zjarrfikëse, sepse ka parë te Peppa Pig se nuk mundet, unë do t’i thoja sigurisht që mundesh, sepse jam unë që edukoj fëmijët e mi, jo shfaqjet në Youtube”, – ka shkruar komentuesi.

Lexo edhe: Pse femijet duan te shohin te njejtat gjera ne televizor, a demtohen ata?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X