Shenjat që tregojnë që ju jeni një bashkëshorte aspak romantike

Burri juaj është një romantik i pashpresë, dhe juve nuk ju rrjedh në damarë asnjë fije romanticiteti?




0 0

Epo, duhen të gjitha llojet e karaktereve për ta plotësuar botën, a nuk është kështu? Dhe në një martesë, partnerët duhet të plotësojnë idealisht njëri-tjetrin, por nuk është kështu gjithmonë. Ka raste kur bashkëshortja nuk i përgjigjet fare lëvizjeve romantike që bën burri. A nuk është kjo diçka e trishtuar?

Nuk po themi që martesa të jetë e gjitha një romancë, por romanticiteti mund të veprojë si një katalizator në martesën tuaj duke lënë edhe një efekt të bukur.

Hidhini një sy veprimeve që bëni dhe kontrolloni shenjat e mëposhtme që tregojnë se ju si bashkëshorte nuk jeni aspak romantike:

  1. Ju nuk i vlerësoni gjërat e vogla që ai bën për ju, dhe akoma më keq është kur ju as nuk i vini re ato gjëra të vogla.
  2. Ai sjell lule në ditëlindjen tuaj ndërsa ju mendoni se është shpenzim i kotë parash.
  3. Ai ju mban dorën në kinema ndërsa ju thjesht e shtyni pasi doni të përqëndroheni tek filmi ose tek kokoshkat.
  4. Ai ju ndihmon duke gatuar në kuzhinë kur ka pushim ndërsa ju i thoni “të lutem nuk dua të sëmurem nga ushqimet që gatuan ti”.
  5. Ai ju surprizon me një darkë me drita qirinjsh ndërsa ju mendoni se kjo gjë është për adoleshentët.
  6. Ai do që ju ta quani “beb”, por ju e përbuzni dhe nuk bëni asnjë përpjekje për të kuptuar gjuhën e dashurisë.
  7. Ai planifikon të shkoni diku për fundjavë ku të pushoni të dy dhe ju i thoni: “Ua shkëlqyeshëm, marrim edhe prindërit e mi”.
  8. Ai përgatit darkë për ju për t’ju befasuar pas punës dhe ju thoni: “Falë Zotit, le të hamë shpejt dhe të flemë”, në vend që t’i jepni një përqafim të këndshëm dhe të ngrohtë.
  9. Ai ju bën kafe, dhe ju thoni, “është shumë e hidhur për shijet e mia”.
  10. Ju jeni të zëna në kuzhinë, ai vjen dhe ju për nga pas dhe në vend që të shijoni ngrohtësinë e përqafimit të tij, ju e largoni duke thënë: “Të lutem jo tani!”
  11. Të qenit i heshtur është një gjë, por të mos flasësh edhe kur ai dëshiron që të flisni është totalisht joromantike.
  12. Ai ju dërgon tekste romantike në një orë të çuditshme dhe në vend që të emocionoheni për këtë, ju i anashkaloni.
  13. Ai planifikon për një udhëtim të gjatë me ju, dhe gjithçka që ju dëshironi është të merrni me vete edhe shoqërinë.
  14. Ai ju blen një orë të bukur, dhe ju i thoni, “Kjo nuk është ajo që kam kërkuar.” Me këtë sapo i keni thyer zemrën.
  15. Thjesht shkoni dhe e pyesni se çfarë dhurate do të dëshironte në ditëlindjen e tij, me një fytyrë të qetë. E dashur, mund thjesht ta befasoni me diçka të këndshme, apo jo? Ai do ta vlerësonte surprizën tuaj pasi nuk është dhurata që ka rëndësi, por shqetësimi dhe dashuria në një marrëdhënie.

Gjëra të thjeshta siç janë bërja e gjërave të mësipërme siç duhet, mund të përmirësojnë martesën tuaj dhe mund të përforcojnë lidhjen tuaj përgjithmonë. Më mirë vonë se kurrë, kështu që zonja nëse mendoni se jeni një nga gratë joromantike, është koha të bëni kthesën e rëndësishme. Vlerësoni jetën romantike dhe gjërat e vogla që ai bën për ju, duke kuptuar emocionet e tij, duke e befasuar atë me takime romantike, duke e komplimentuar atë dhe thjesht duke i thënë “të dua” më shpesh.

Lexo edhe: Martesat në krizë? Çiftet gjithnjë e më pak seks






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X