100 gjëra të thjeshta që mund të bëjë një burrë për të lumturuar bashkëshorten:

0 0

Mund të tingëllojë klishe, por me të vërtetë detajet e vogla bëjnë diferencën në një marrëdhënie, sidomos kur jo ka shumë kohë dhe është e “konsumuar”.

 100 gjëra të thjeshta që mund të bëjë një burrë për të lumturuar bashkëshorten:

  1. Bëjini kafen e mëngjesit.
  2. Thojini mirëmëngjes, natën e mirë.
  3. Ecni të kapur prej dore.
  4. Lërini një shënim për të qeshur në frigorifer, pasqyrë etj.
  5. Blijini lule jo në ditë festash.
  1. Bëni plane për një aktivitet që i pëlqente shumë para se të bëheshit me fëmijë.
  2. Mos e bezdisni kur lexon.
  3. Blini detergjentët e duhur.
  4. Pastroni dritaret.
  5. Nëse është ngrohtë/ ftohtë, ftoheni/ ngroheni makinën përpara se ajo të niset për punë.
  6. Lëreni të flejë dhe pak.
  7. Përgatitini drekën për të.
  8. Shkoni të shikoni filmin që ajo pëlqen edhe nëse ju nuk e pëlqeni.
  9. Komplimetojini rrobat dhe këpucët që vesh.
  10. Tregojini se e doni mënyrën si qesh apo këndon ajo.
  11. Lajini peshqirët.
  12. Ngrohjani rrobat para se t’i veshë.
  13. Blini një solucion të mirë dhe bëjini masazh pas një dite të lodhshme.
  14. Vishni një rrobë që ajo e pëlqen nga tuajat.
  15. Thojini se keni menduar për të gjatë ditës.
  16. Rregullojeni shtratin.
  17. Kur hyni në shtëpi, thoni “Ku është gruaja ime e bukur”.
  18. Rregullojeni atë që e dini se duhet rregulluar në shtëpi. (një llampë etj)
  19. Përgatitni darkën e saj të preferuar.
  20. Pastroni lavamanin në tualet.
  21. Inkurajoni i pari kontaktin fizik, një përqafim, dorën në mes etj.
  22. Sigurohuni që pajisjet e saj elektronike janë të karikuara.
  23. Ndihmojeni për planet që ka në lidhje me punën.
  24. Krijoni disa rutina që parashikohen lehtësisht.
  25. Kujtojini se nuk ka pse të jetë gjithçka për këdo.
  26. Vishuni si i rritur. 😛
  27. Nëse ka ftohtë ndizeni koncidonerin me shumë se ç’dëshironi ju.
  28. Pyeteni si e kaloi ditën.
  29. Lëreni të ketë ajo kontrollin e telekomandës apo të ndërrimit të muzikës në makinë.
  30. Nëse shikoni programe që asaj nuk i pëlqejnë, mos ia thoni.
  31. Dilni herë pas here me shokë të rinj.
  32. Nëse ka një detyrë të vështirë në shtëpi, bëjeni ju pa shumë bujë.
  33. Nëse po bëheni të dy gati njëkohësisht, ndihmojni duke i dhënë pastën apo furçën për të larë dhëmbët.
  34. Ledhatojeni.
  35. Përpiquni ta bëni të qeshë.
  36. Luani me të.
  37. Porositni kafen, pijen apo ushqimin e saj të preferuar.
  38. Flisni me të për çfarë ndodh përreth çdo ditë.
  39. Përqafojeni për të paktën 30 sekonda.
  40. Dërgojini një foto të lezetshme të fëmijëve duke ngrënë.
  41. Jepini ujë në mëngjes, ose në mbrëmje, ose pas marrëdhënieve intime. Mos prisni që t’jua kërkojë.
  42. Dërgojini mesazhe të lezetshme me ikona që shprehin dashuri, si sytë me zemra. <3
  43. Thojini se është një nënë fantastike.
  44. Putheni sapo hyni në shtëpi.
  45. Thojini se është seksi. Nga ju dëshiron ta dëgjojë këtë.
  46. Blijani diçka që e pëlqen shumë, por që kurrë s’ja blen vetes.
  47. Thirreni me një emër përkëdhelës.
  48. Lexoni për të një libër që i pëlqen.
  49. Lëreni të flasë kur ndihet keq për çfarëdolloj gjëje pa e gjykuar.
  50. Nëse ju tregon një histori për të disatën herë, bëni sikur është hera e parë që e dëgjoni.
  51. Kërkoni falje nëse keni bërë një gabim.
  52. “Mburruni” me të përpara miqve të saj.
  53. Krejt papritur rikujtoni momentin e njohjes, ose kur filluat ta pëlqenit.
  54. Vërini në dukje një arritje të sajën.
  55. Çojini kafe në shtrat.
  56. Putheni sapo zgjohet, kur ende nuk i ka larë dhëmbët.
  57. Jepini jastëkun më të mirë.
  58. Ndërroni jastëkët e vjetër.
  59. Luani me flokët e saj.
  60. Bëhuni “budalla”, duke kënduar, kërcyer, çfarëdo lloj gjëje.
  61. Thojini se jeni krenar për të.
  62. Flini kur dëshiron ajo edhe nëse ju nuk doni.
  63. Krijoni më shumë hapësirë në garderopë.
  64. Dëgojini një mesazh me audio, jo me tekst.
  65. Pranoni diçka që ju frikëson.
  66. Vishni rrobat në masën që ju përshtaten.
  67. Mbajeni mjekrën të rregullt.
  68. Përdorni parfumin e saj të preferuar, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo.
  69. Regjistrojeni në një kurs që gjithmonë i ka pëlqyer.
  70. Pyeteni si janë miqtë e saj. Kujtojeni t’i marrë në telefon. Ndihmojeni të mbajë lidhjet e saj.
  71. Fikeni telefonin gjatë natës.
  72. Në skedulimin e saj të javës shkruajini mesazhe të ëmbla romantike.
  73. Ndërrojini vajin e makinës.
  74. Përgatitini dushin.
  75. Merrni një dado për disa orë në mëngjes që të hani jashtë mëngjesin.
  76. Përgatisni ushqimin e parë të ditës.
  77. Përdorni zbutësin e rrobave.
  78. Falenderojini kur ajo bën diçka për t’ju kënqaur.
  79. Pranojeni kur ju ofron ndihmë për të bërë diçka.
  80. Jini i pranishëm ta ndihmoni kur ka nevojë.
  81. Lëreni ta hajë ajo pataten e fundit, copën e fundit të ëmbëlsirës etj.
  82. Nëse ju pyet si duket, mos i thoni thjesht “mirë”. Bëjini një kompliment më specifik, për shembull “më pëlqen shumë ngjyra e fustanit tënd”.
  83. Luani me të në shtrat.
  84. Ndizni qirinj.
  85. Mos i vishni më rrobat apo këpucët tuaja që asaj nuk i pëlqejnë.
  86. Etiketojeni në një foto në rrjetet sociale.
  87. Hapni një shishe verë edhe pa ndonjë arsye të veçantë.
  88. Vishni bluzën e saj të preferuar.
  89. Nxirrni disa nga fotot tuaja shumë të vjetra, për të kujtuar kohët e shkuara.
  90. Vendosni në kornizë një foto të saj me fëmijët.
  91. Thojini se jeni mirënjohës që jeni martuar me të.
  92. Nëse po ushqen fëmijën me gji, ndihmojeni për çfarë të ketë nevojë.
  93. Përgatitni një darkë të dekoruar bukur.
  94. Vendosini një çokollatë, një lodër, një arush në çantë si surprizë.
  95. Thjesht, bëjeni foton që ajo ju kërkon.

Lexo edhe: Çfare ka nevoje te degjoje nje nene e re?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X