Jemi në stinën e vjeshtës dhe një preh frutave të kësaj stine është edhe shega, aq e mrekullueshme në shije por edhe në vlerat që ka. Cilat janë ato? Njihuni më poshtë!
Të gjitha përfitimet që organizmi ynë ka nga shega!
- Ka efekt kundër plakjes. Është e pasur me anti-oksidantë dhe largon radikalet e lira nga trupi jonë. Pra janë vlerësuar si një nga ushqimet më të mirë kundër plakjes.
- Mbron veshkat. Një studim i publikuar në “Renal failure” ka treguar se shega parandalon dëmtimin e veshkave pasi përmban substanca që mbrojnë këtë organ nga toksinat.
- Forcon sistemin imunitar. Është e pasur kryesisht me vitaminën C e cila është shumë e rëndësishme për stinën e dimrit në mënyrë që të mbrojë trupin nga virozat.
- Ul rrezikun e alergjive. Përmban substanca që ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga alergjitë të cilat quhen polifenole dhe duket se kanë një ndikim të madh në reduktimin e veprimtarive biokimike që lidhen me alergjitë.
- Ndihmon në sintezën e kolesterolit dhe shkatërrimit të radikaleve të lira në sistemin vaskular.
- Shkenca e lidh efektin pozitiv të shegës edhe me uljen e rrezikut të tumorit në gjoks, prostatë dhe lëkurë. Mund të konsumohet në formë fruti apo lëngu.
- Mbron ADN e njeriut. Kjo falë antioksidantëve dhe elementëve që veprojnë në strukturat gjenetike të organizmit duke i mbrojtur.
- Konsumi i shegës bën të mundur uljen e presionit të gjakut.
- Ka veti edhe anti-infektive, pra frenon veprimtarinë e disa bakterieve që mund të jenë rezistentë edhe ndaj medikamenteve.
Lexo edhe:
Kater gjerat qe do ta benin ushqyerjen e femijes te perkryer
Rendesia e lakticineve ne ushqyerjen e femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu