Kater gjerat qe do ta benin ushqyerjen e femijes te perkryer

0 0

Organizata botërore e Shëndetësisë këshillon sërish nënat të mos e nisin ushqyerjen me ushqime të ngurta para muajit të 6 të jetës, por disa studime të tjera tregojnë se ky proçes mund të fillohet nga midis muajit të 4-6 dhe jo më pas, për të mos shkaktuar mungesë hekuri dhe zinku tek fëmija.

Parimet që do t’ju bëjnë të keni një proçes të shëndetshëm përsa i përket ushqyerjes së fëmijës

  1. Ushqimet duhet të prezantohen në kohën e duhur, por as me shumë vonesë.

Sipas “Societa europea di gastroenterologia, epaologia e nutrizione pediatrica”, vakti i fëmijës duhet të përmbajë: lëngun e perimeve, purenë e perimeve, miellin e një drithi të caktuar, yndyrën bimore si edhe një burim proteinash. Pas ushqimit mund të përdoren frutat.

  1. Mos e humbni durimin.

Refuzimi në fillim konsiderohet normal. Mos e detyroni fëmijën të hajë kur nuk do.

  1. Gjashtë rregullat bazë janë:
  • Deri në vitin e parë të jetës qumështi (gjiri ose artificial) janë një ushqim shumë i rëndësishëm për fëmijën;
  • Nuk duhet të përdoret qumësht lope deri në muajin e 12;
  • Kujdes me vlerat e larta të proteinave pasi rritet rreziku i obezitetit;
  • Mos përdorni kripë apo mjalt të pakten deri në muajin e 12;
  • Mos përdorni sheqer dhe pije industrial të paktën deri në muajin 24;
  • Yndyrnat duhet të merren nga qumështi, vaji i ullirit, peshku dhe mishi.
  1. Parimet më të rëndësishmë të ushqyerjes së fëmijës me ushqimet e familjes janë:
  • Fëmija e vendos vetë kur mund të shijojë këto ushqime (nëse ka mbushur moshën, pra zakonisht rreth muajit të 12) dhe nëse refuzon nuk duhet ta detyroni. Do ta kuptoni kur ka ardhur momenti sipas sinjaleve të fëmijës, i cili fillon të tregojë interes në drejtim të ushqimeve tuaja, por duhet të merrni në konsideratë edhe aftësinë e tij për të qëndruar ulur dhe për të mbajtur kokën drejt në mënyrë që të jetë më tepr i aftë të gëlltisë ushqimet.
  • Ushqimet e familjes duhet të jenë të shëndetshme, vetëm atëherë mund t’i konsumojë fëmija. Krahas kësaj do të krijoni tek ai disa zakone të mira në të ushqyer. Ndoshta kjo do të jetë një mundësi edhe për ju, për të përmirësuar mënyrën si ushqeheni.

Lexoni dhe: Ushqyerja e nje femije 4 muajsh

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X