Sendet e nevojshme ne maternitet apo ndryshe canta e maternitetit

0 0

Kur duhet te fillojme te pergatisim çanten e maternitetit?

Sapo hyni ne muajin e 9 duhet te filloni te pergatisni sendet qe do te merrni me vete diten e lindjes, pasi nuk dihet se ne cfare momenti mund te nise procesi. Me vete duhet te keni te gjitha gjerat e nevojshme per ju dhe beben tuaj. Nese keni vendosur ta beni lindjen ne spital privat duhet te merrni informacion se cfare ofron spitali dhe cfare jo. Me poshte do t’ju sjellim gjithcka qe mund t’ju nevojitet gjate qendrimit tuaj ne spital, sipas eksperiences te nje nene qe ka bere lindje ne spitalin shteteror te Durresit. Sendet me poshte jane programuar per hospitalizim tre ditor, per me gjate ju duhet te shtoni te tjera sipas nevojes.
Per beben:
-Tre trupore (badi) pambuku me menge te shkurta
-Tre trupore (badi) pambuku me menge te gjata
-Tre trupore (badi) te siperme(ne rast se do te lindni ne vere mjaftojne nje pale tuta te holla pambuku)
-Tre pale corape pambuku
-Tre kapuca pambuku(ne rast se do te lindni ne vere nuk ju nevojiten)
-Tre pale doreza pambuku
-Tre carcafe fanellate(ose material i holle ne rast se do te lindni ne vere)
-Batanije(ne rast se do te lindni ne vere duhet te jete shume e holle)
-Bebelina
-Krem
-Puder
-Letra te lagura
-Biberon
-Qumesht artificial(Ndodh qe mund te mos vije qumeshti ose mos keni mjaftueshem ditet e para)
Per nenen:
-Dy/tre kemisha nate
-Recipeta te pershtatshme per ushqyerje me gji(ose recipeta normale por me sfungjer shume te holle)
-Tre pale corape
-Bebelina te medha
– Nje pale pandofla
-Dy/tre peshqire mesatare
-Nje kreher, sapun dhe sendet e tualetit
-Kartopeceta
-Jastek, batanije dhe carcafe(ne rast se spitali jua lejon)
-Nje mjet identifikimi qe te permbaje fotografi(karte identiteti, pasaporte ose patente)
-Analizat dhe ekot qe keni bere gjate shtatezanise(ne rast se nuk ja keni dorezuar  doktorit ne momentin e hapjes se karteles)

Lexoni edhe: Canta e lindjes, per bebin dhe per nenen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X