Canta e lindjes, per bebin dhe nenen

0 1

Do t’ju këshillonim që valixhen ose çantën e lindjes ta përgatisnit gjatë dy muajve të fundit të shtatzanisë, në mënyrë që të jeni gati edhe nëse do të ndodhë një lindje e parakohshme.
Çfarë duhet të përmbajë çanta e lindjes për beben dhe nënën? Le ta shohim!

Canta e lindjes per bebin:

Një qese me veshje duhet të jetë gati e ndarë për secilën ditë të qëndrimit në maternitet (në përgjithësi 3-4 ditë). Ajo duhet të përmbajë:

  • Trupore pambuku, veshjen e sipërme, çorape, përparëse, kapuç, doreza. Nëse keni dëshirë që vajza juaj të veshë fustan mund të vendosni edhe geta.
  • Bebelina dhe letra të lagura të një cilësie shumë të mirë dhe sigurisht pa aromë.
  • Këmisha “e fatit” e cila do të vishet në momentet e para pas lindjes. Pra veshja e parë e fëmijës.
  • Peshqir për bebe.
  • Batanije ose çarçafë, sipas stinës.
  • Shampo për bebe, krem kundër irritimeve, si edhe vaj bajamesh të ëmbla.

Canta e lindjes per nënën!

Si fillim duhet të vendosni brenda çantës së lindjes të gjitha dokumentat dhe analizat e bëra gjatë shtatzanisë, si edhe kartën e shëndetit (në rast se e keni), pa harruar edhe kartën e identitetit.

  • 3-4 këmisha nate të hapura përpara ose me kopsa.
  • Një triko për ta hedhur supeve ndërsa ushqeni me gji ose shkoni në tualet.
  • Bebelina të mëdha ose linesa super thithëse (të posaçme për periudhën pas lindjes).
  • Mbathje një përdorimshe.
  • Recipeta të përshtatshme për gjidhënie (të paktën 2 copë).
  • Kupa ose tampona për thithjen e qumështit që rrjedh.
  • Të gjithë aksesorët e higjenës personale si edhe ato të trukut.

Mos harroni të merrni me vete edhe bonbonet apo diçka tjetër për të qërasur të afërmit që do t’ju vijnë për vizitë. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë “Lindje të mbarë”!

Lexoni edhe: Pergatitja per lindje






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X