Kur duhet te pergatisim valixhen e maternitetit?

0 1

Ja kur duhet te pergatisim valixhen e maternitetit!

Cili është momenti i duhur?

Gjëja e parë që na duhet t’ju themi është se valixhja nuk duhet të lihet për në momentin e fundit. Ajo duhet të përgatitet rreth 1 muaj e gjysëm para datës së lindjes, kjo pasi në shumë raste mund të ndodhë që nëna të gjendet e papërgatitur në rast se fëmija do të vendosë të vijë në jetë para datës së parashikuar nga mjeku gjinekolog. Në rast se ndodh dicka e tillë valixhja do të përgatitet në mënyrë të shpejtë dhe gruaja do të ndiejë ankth dhe frikë se mos ndoshta ka harruar pa marrë me vete në spital diçka të rëndësishme. E kundërta do të ndodhë nëse valixhja do të përgatitet më parë, ajo do ta përgatisë atë me qetësi dhe nuk do të harrojë pa marrë me vete asgjë.

Nga nënat-për nënat: “E përgatita valixhen time në të dyja shtatëzanitë në fillim të muajit të 8-të. Nuk mund të lejoja që të haroja diçka nga sendet e mia apo të djalit. Për mua nuk është aspak e hijshme të shkosh në spital për të lindur fëmijën dhe të dalësh të blesh bebelina, letra të lagura, peshqir, apo gjithcka tjetër që mund të kesh harruar. Më mirë të jetë gati për të pritur bebushin”!

Dokumentat

Dicka që shpesh gratë nuk i kushtojnë rëndësi duke qënë se janë më të shqetësuara për të përgatitur sendet e bebes dhe të vetat, janë dokumentat. Mos harroni të keni me vete në valixhe dokumentat tuaja personale (kartë shëndeti e vlefshme, kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme) si edhe analizat dhe ekografitë e bëra gjatë shtatëzanisë. Edhe pse mund të lindi me mjekun që ju ka ndjekur gjatë shtatëzanisë tuaj është shumë e rëndësishme t’i keni ato me vete.

Lexo dhe: Sendet e nevojshme ne maternitet apo ndryshe valixhja e maternitetit

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X