Senatorja që lindi fëmijën në parlament

0 0

 

Ajo ishte senatorja e parë që lindi duke shërbyer në zyrë dhe hyri në histori duke e sjellë fëmijën në dyshemenë e Senatit. Senatorja e shtetit Illinois, Tammy Duckworth e di se me çfarë përballen çdo ditë nënat që punojnë. Aftësia e saj për të manipuluar dhimbjet e lindjes dhe plasjen e ujërave, e njëkohësisht për të sjellë në jetë vajzën ishte mbresëlënëse dhe njëkohësisht dëshmi e qartë se sa i nevojshëm është përfaqësimi i nënave në parlament.

Fatmirësisht, Duckworth kishte nënën e saj pranë dhe nuk iu desh që vajzën ta çonte në çerdhe por janë aq shumë nëna që nuk kanë familjarë afër që t’i mbështesin në rritjen e fëmijëve. Ato kthehen në punë vetëm javë pas lindjes, gjë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre, shëndetin e fëmijës së tyre dhe mirëqenien e përgjithshme të familjes së tyre, dhe kjo është e keqe për mirëqenien e gjithë vendit, thotë Duckworth.

Përvoja e saj si një nënë që udhëton jashtë shtetit shpesh, bëri që vitin e kaluar të miratohej ligji në Amerikë që nënat që udhëtojnë më avion të mos duhet të fshihen për të shtrydhur qumështin e gjirit, por ta bëjnë atë lirshëm, në publik.

Dhe këtë javë Duckworth ka ngritur në parlament shqetësimin që një komoditet i tillë të ofrohet edhe në kuvend për nënat gjidhënëse që të mos detyrohen të shkojnë në banjë për të kryer këto nevoja biologjike lidhur me gjidhënien.

Tammy Duckworth provon se kur ligjvënëset kanë jetuar realitetin e nënave, ligjet që mbrojnë nënat, bëhen realitet.

Lexo edhe: Ti mund te jesh nene kudo… edhe ne parlament






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X