“Kur ti je duke punuar, por bebi do të ushqehet”, aktorja poston foto duke ushqyer të bijën me gji

0 0

Prindërit e dinë se nevojat e foshnjave për ushqim nuk mund të planifikohen. Kjo është e vërtetë për çdo mama, madje edhe aktoren e famshme Kate Hudson. Të shtunën, Hudson ndau një foto në Instagram teksa dukej në punë dhe po ushqente me gji vajzën e saj.

“Kur ti je duke punuar, por bebi do të ushqhet”, ka shkruar ajo përbri fotos. Hudson është një nënë me shumë përgjegjësi, pasi është e angazhuar në shumë projekte dhe ruajtja e një ekuilibri është shumë e vështirë për të.

Ndërkaq, për shumë nëna të tjera, marrja e fëmijës me vete në punë është një privilegj shumë i madh. Vërtet Hudson është duke realizuar disa foto, por ajo ka pasur komoditetin të ndërpresë fotografitë për të ushqyer vajzën, ndërkohë që shumë nëna të tjera përpiqen të fshihen në vende ku nuk i sheh njeri, të shtrydhin gjinjtë për të ruajtur qumështin për fëmijët dhe mbase të gjejnë një vend ku kap mirë interneti për t’ju përgjigjur njëkohësisht emaileve të punës.

Duke postuar këtë në Instagram, Hudson nuk po jep mesazhe vetëm për ushqyerjen me gji në publik, por po normalizon rolet e dyfishta që aq shumë prej nesh i kanë gjatë përditshmërisë.

Së fundmi flitet shumë, dhe në disa vende të botës janë ndërmarrë masa lehtëusese për nënat me fëmijë të vegjël, për fleksibilitetin e orareve të punës, për marrjen me vete të fëmijëve në punë, për më shumë mbështetje për shtrydhjen e gjirit etj.

Lexo edhe: “Nese shikoj edhe nje grua tjeter qe ushqen me gji ne publik do ia nxij syte”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X