Obeziteti është një term që përdoret kur pesha trupore është 20% më shumë se normalja, duke marrë parasysh gjatësinë tuaj.
Cilat janë sëmundjet që shkaktohen nga mbipesha (obeziteti)?
Sëmundjet e zemrës dhe tensioni i lartë i gjakut
Nëse jeni mbipeshë keni më shumë gjasa të keni presion të lartë të gjakut dhe nivel të lartë të kolesterolit. Të dyja këto janë armiq të zemrës suaj.
Diabeti
Shumica e njerëzve që kanë diabet të tipit 2 janë mbipeshë. Ju mund të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të diabetit duke humbur peshë, duke ndjekur një dietë të ekulibiruar dhe duke u marrë me aktivitet fizik.
Disa lloje kanceri
Kanceri i zorrës së trashë, gjirit, veshkës, ezofagut, fshikëzës së tëmthit, vezoreve dhe pankreasit janë të lidhura me obezitetin.
Guri në tëmth
Gurët në tëmth janë më të zakonshme nëse jeni mbipeshë. Rreziku është më i madh nëse humbni shumë peshë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Artriti
Kilogramët shtesë ushtrojnë shumë presion mbi nyje dhe largon indet që i mbrojnë ato. Humbja e peshës lehtëson simptomat e kësaj sëmundjeje.
Ngërçi
Ngërçi ndodh kur ka shumë acid urik në gjak. Sasia e tepërt e acidit urik shtesë mund të formojë kristale që depozitojnë në nyje. Kjo është më e shpeshtë tek personat që vuajnë nga mbipesha.
Probleme të frymëmarrjes
Problemet më të shpeshta të frymëmarrjes tek personat mbipeshë janë astma dhe ndalimi për disa çaste i frymës gjatë gjumit.
Jo të gjithë personat mbipeshë preken nga këto sëmundje, por mbipesha dhe gjenetika janë faktorë me ndikim të lartë. Shumë e rëndësishme është gjithashtu se pjesët e trupit ku jeni më të shëndoshë ndikojnë edhe në gjendjen shëndetësore. Nëse shtresat dhjamore janë rreth barkut, jeni më të rrezikuar, ndërsa nëse pesha është e përqëndruar rreth kofshëve, rreziku është më i ulët.
Lexo edhe: Si ndikon obeziteti i prinderve tek femija?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu