Seksi pas lindjes me operacion

0 1

Nëse tani afër keni lindur me operacion është normale të keni pyetje dhe paqartësi rreth rifillimit të aktivitetit tuaj seksual.

Pse duhet të prisni para se të bëni seks?

Pas një lindjeje me operacion cezarian duhet të prisni rreth gjashtë javë para se të kryeni marrëdhënie seksuale. Pas këtyre gjashtë javëve juve do të keni kontrollin rutinëtë paslindjes dhe në këtë kohë mjeku do të sigurohet që plaga e operacionit po shërohet siç duhet dhe se gjakderdhja pas lindjes është ndalur.

Shumë gra dhe partnerët e tyre besojnë se do të jenë në gjendje të bëjnë seks menjëherë pasi kanë zhvilluar një lindje me operacion cezarian. Ata besojnë gabimisht dhe se nuk do të ketë gjakderdhje pas ndërhyrjes kirurgjikale. Megjithatë, kjo gjakderdhje vjen nga brenda mitrës, në vendin ku ndodhej placenta. Kjo gjakderdhje ndodh tek të gjitha nënat, pavarësisht mënyrës se si kanë lindur.

Trupit të gruas apo të nënës së re, i duhen rreth gjashtë javë për të shëruar mitrën dhe që qafa e saj të mbyllet plotësisht. Kjo është arsyeja përse të gjitha grave pas lindjes u thuhet të shmangin marrëdhëniet seksuale dhe të përdorin tampona derisa të kryejnë kontrollin e gjashtë javëve pas lindjes.

marredheniet seksuale pas lindjes me operacion (1)

Pozicionet seksuale që duhen shmangur pas lindjes me operacion

Pasi të kenë kaluar gjashtë javë nga momenti i lindjes, ju duhet të merrni në konsideratë edhe disa faktorë të tjerë para se të vendosni se është momentii duhur që ju dhe partneri juaj t’i riktheheni aktivitetit seksual. Për shembull, nëse plaga juaj e operacionit është ende e butë, ju mund të shqetësoheni se pozicionet si misionari do të vënë shumë nën presion plagën dhe mund ta dëmtojnë. Ju mund të dëshironi të përdorni një pozicion anësor, ose të gruas në krye për të shmangur kontaktin direkt me plagën.

Edhe nëse plaga është shëruar pas gjashtë javësh, ekziston ende mundësia që të jeni të ndjeshme ndaj presionit të ushtruar mbi të. Kjo eshte normale. Sidoqoftë, dhimbja duhet t’i raportohet menjëherë mjekut.

Seksi pas lindjes me operacion cezarian, çfarë tjetër duhet të kemi parasysh?

Lubrifikimi vaginal

Një tjetër problem i nënave pas lindjes është lubrifikimi vaginal, për të cilin mund të nevojiten lubrifikues të blerë në dyqane të posaçme, por mos harroni dhe mos nënvlerësoni as fazën e afeksionit para aktit seksual.

Rrjedhja e gjirit

Nëse jeni duke ushqyer me gji, gjinjtë mund të rrjedhin edhe gjatë seksit. Kjo është diçka mëse normale dhe nuk do të ndikojë në furnizimin e fëmijës me qumështin tuaj. Nëse keni tendencën të keni shumë rrjedhje, mund të mbani veshur reçipeta.

Mos harroni kontrollin e lindjes

Edhe nëse ende nuk ju kanë ardhur periodat, ju mund të ovuloni ende. Kjo është arsyeja pse kontrolli i lindjeve është shumë i rëndësishëm.

Lexo edhe: Seksi pas lindjes, disa te verteta






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X