Së shpejti “Frozen 2”, vjen trajleri i filmit që do të mbërthejë sërish të vegjlit pas ekranit

0 0

Filmi Frozen ishte padyshim një nga filmat vizatimorë më të pëlqyer në të gjithë botën, dhe fëmijët “u dashuruan” me të sapo e panë.

Kanë kaluar tashmë 6 vite që kur Frozen u publikua dhe me sa duket brenda vitit 2019 do të kemi filmin e radhës me Elsën dhe Anën.

“Frozen” është kthyer vërtet në një fenomen kulturor që kur bota dëgjoi për herë të parë Elsën me “Let it go”. Dhe ndërsa të apasionuarit e akullit do të duhet të presin deri në nëntor për të parë të plotë filmin, ata mund të shohin një pamje të shkurtër të Elsës, Anës, Olafit dhe Kristodd në trajlerin i cili u publikua këtë 14 shkurt.

Nuk është për t’u habitur që ky trajler nuk jep shumë detaje rreth zhvillimeve në film, pasi është shumë herët për Disney që të na tregojë se çfarë ndodh në të vërtetë në Frozen 2. Megjithatë, ka ende disa gjëra të mrekullueshme që shihen në ato dy minuta: Elsa duke përdorur fuqitë e saj të akullta për të ecur në ujë dhe e motra që shkon ta shpëtojë pasi ajo është marrë nga vala.

Trajleri gjithashtu u tregon shikuesve një pamje të shkurtër të skuadrës me  Kristoff dhe Svenin ndërsa Anna përpiqet të hidhet nga një shkëmb. Olaf gjithashtu shfaqet në fund të trajlerit, edhe pse fatkeqësisht, skena ku tregohet ai është duke marrë flakë.  Që në orët e para të lançimit të trajlerit ai ka marrë më shumë se 12 milionë klikime, ndërsa ajo që na ngelet është vetëm të presim se çdo të ndodhë kësaj here në qytetin e Arendellit.

Lexo edhe: “Hena dhe une”, filmi per te vegjlit qe do te tejkaloje famen e Teletabis






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X