“Hëna dhe unë”, filmi për të vëgjlit që do të tejkalojë famën e Teletabis (në përgjigje të teknologjisë së sotme)

0 0

Andrew Davenport është padyshim krijuesi më i mirë i filmave për të vegjlit dhe emri Pepi Nana së shpejti do të bëhet shumë familjar për të gjithë prindërit në botë.

Ne as nuk kemi filluar ta shohim “Hëna dhe unë” dhe lojërat e reja me këto personazhe janë bërë tashmë hit në shtëpinë tonë.

“Kam nevojë për të! Kam nevojë për të!”, më lutet vajza ime dy vjeçare, duke më treguar një imazh të vogël të personazheve të këtij filmi- Pepi Nana dhe Bebi Hëna- ndërsa unë e shkarkoj në kompjuter. Para se t’i shpjegoj edhe njëherë dallimin midis “kam nevojë” dhe “dua” (ke nevojë për ushqim dhe oksigjen, ndërsa do të luash me diçka), ajo ka filluar të vallëzojë me muzikën e filmit, duke folur me personazhet sikur të ishin miqtë e saj dhe mrekullohet me hënën e madhe që sillet rrotull në film.

Një tjetër fëmijë “I fiksuar”. Si arrin ta bëjë Davenport këtë? Ai ka një instikt të pabesueshëm por bën edhe shumë hulumtime të përpikta rreth asaj që mund të duan fëmijët të shohin.

Për shembull për projektin “Hëna dhe unë”, Davenport, 53 vjeç, u bashkua me Universitetin e Sheffield për të zhvilluar një projekt në të cilin kamerat u ngritën në një shtëpi lodrash. Kështu vëzhguesit panë se me çfarë po luanin fëmijët e vegjël. Ishte si një lloj Big Brother por vetëm me lodra.
Ky vëzhgim bëri disa gjetje interesante- fëmijët ishin të magjepsur nga yjet dhe ata i adhuronin festat. Kjo ka bërë që të krijohej “Hëna dhe Unë”. Filmi tregon për Pepi Nana, e cila është një lodër që vjen në jetë sa herë që del hëna (dhe kur vogëlushja që e mban është në gjumë). Bebi Hëna vjen për vizitë nga Hëna, dhe ata zgjojnë gjithë lodrat e shtëpisë duke luajtur në një piano afrikane. Më pas ata shkojnë në Storyland ku tregojnë një histori dhe një këngë.

Sipas Davenport, Teletubbies në atë kohë u konceptua si një mënyrë për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë botën e re të ekraneve, megjithatë ndryshimi duket shumë i çuditshëm në krahasim me teknologjinë e sotme. Nga ana tjetër “Hëna dhe unë” është një reagim ndaj kësaj teknologjie. Personazhet gjatë gjithë kohës janë duke vizatuar, duke lexuar libra, duke pikturuar, duke bërë gjëra me duart e tyre.

Davenport thotë se në këtë serial fëmijët janë të hipnotizuar nga sende të vërteta dhe kjo nga pajisjet teknologjike.

Producenti është i bindur se njësoj si Teletabis edhe ky projekt do të ketë shumë kritika, mirëpo Pepi Nana dhe Bebi Hëna që tani kanë filluar të bëjnë xhiron e botës.

Lexo edhe: A është normale që fëmija nuk dëshiron të ndajë lodrat me të tjerët?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X