“Sasia e qumështit që prodhoni (nuk) përcakton sa e doni fëmijën”

0 0

 

Nicole Nessetti Davies kishte një marrëdhënie toksike me ushqyerjen me gji. Pavarësisht se sa u përpoq ajo të ushqente fëmijën me gji, më në fund duhej të pranonte se plani i saj duhej të kalonte në një rrugë të tërthortë. Ishte një eksperiencë e tmerrshme  fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht por sapo ajo arriti ta kuptonte, më në fund e pranoi se nuk kishte asgjë për t’u turpëruar.

“Kam kaluar kaq shumë ditë pranë pompës sime, duke u përpjekur me shpresë që të më ndihmojë të fitoj vetëm pak më shumë qumësht. Ndihesha sikur ajo sasi e vogël qumështi do të bindte botën se unë po i bëja përpjekjet e mia. Sikur ajo do të përcaktonte se sa e doja unë tim bir”,- ka shkruar Nicole në Facebook.

Nëna e re shpenzoi shumë kohë duke u përpjekur me përdorimin e pompës me qëllimin e vetëm që të shtonte sasinë e qumështit që prodhonte trupi i saj.

Të jesh prind për herë të parë është e vështirë. Është gjithmonë dikush që pret t’ju tregojë se si po i bëni të gjitha gabim, sidomos kur bëhet fjalë për mënyrën se si po e ushqeni fëmijën. Ndërsa ne i dimë përfitimet e shumta që marrin bebet nga qumështi i gjirit, për disa thjesht nuk është një opsion. Ka një numër arsyesh pse dikush po ushqen foshnjën me formulë, si për shembull kjo nënë që sapo ka fituar betejën me kancerin e gjirit.

Për Nessetti Davies, pranimi i pashmangshëm peshonte mjaftueshëm mbi shpatullat e saj, përveç turpit të shtuar nga njerëzit rreth saj.

“M’u thye zemra kur më në fund mora vesh se udhëtimi i ushqyerjes me gji nuk do të ishte ashtu siç kisha imagjinuar”, shpjegon ajo. “Sepse në fund të ditës, ushqyerja është gjithmonë më e mira”.

“Pa marrë parasysh se si ushqehet foshnja juaj: me qumështin e gjirit, formulën, qumështin e donatorëve, një përzierje të gjithçkaje, në fund, është dashuria që i jepni fëmijës ajo që ka rëndësi”, – thotë nëna”.

Lexo edhe: “Nuk lejohet gjidhenia ne kete dhome” vendimi i nenes se re ne maternitet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X