“Nuk dua të dëgjoj më kurrë që qumështi i gjirit është më i miri”

0 0

 

Jana Kramer, aktore dhe këngëtare ka ndarë me gjithë ndjekësit e kanalit të saj, historinë e dhimbshme që ka pasur në rrugëtimin e ushqyerjes me gji të fëmijëve.

Ajo tregon se u gjykua shumë keq që nuk e ushqeu me gji vajzën e saj të madhe Jolie. Për këtë aryse, kur erdhi në jetë fëmija i dytë Jace, ajo u përpoq sërish shumë, madje u sforcua për ta ushqyer me gji.

Ndëshkimi që i bënë me fëmijën e parë i la shije aq të keqe nënës, saqë sakrifikoi shumë edhe herën e dytë, por nuk rezultoi me sukses as këtë herë.

Një ditë, atë e gjeti bashkëshorti në shtëpi duke u përpjekur deri në sakrificë për të nxjerrë qumësht nga gjiri i saj i gjakosur. Sytë e saj ishin me lotë dhe dhimbja ishte e dukshme. Kur i shoqi e pyeti përse po mundohej ksq shumë ajo shpërtheu në trishtim “Sepse të gjithë më thonë se çfarë duhet të bëj”.

Përfundimisht, ajo vendosi ta ushqejë fëmijën me formulë për të mirën e gjithë familjes. “Ndihem sikur kur jemi në publik duhet ta fsheh biberonin sepse të gjithë do të më gjykojnë përse nuk po e ushqej fëmijën me gji. Është shumë zhgënjyese kur të gjithë të thonë qumështi i gjirit është më i miri. Nuk ka përse na thoni një gjë që ne e dimë. Ju as nuk e keni idenë sa mund të jetë munduar e të ketë vuajtur një nënë që ka gjetur zgjidhje te formula. Ose fundja, kjo nuk është puna juaj. Prandaj të gjitha ju nëna, as mos e ndjeni nevojën të justifikoni vendimin tuaj për të ushqyer fëmijën me formulë. Thjesht jini nëna që jeni në të vertëtë”.

Lexo edhe: “Nuk lejohet gjidhenia ne kete dhome”, vendimi i nenes se re ne maternitet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X