Biberoni me qumësht artificial duhet të përgatitet në kushtet e duhura në mënyrë që ai të tretet plotësisht në ujë, e megjithatë nuk mjafton vetëm kaq. Qumështi artificial pasi është hapur duhet të ruhet në kushtet e duhura dhe të përdoret brenda një afati kohor të caktuar në mënyrë që përdorimi i tij të jetë i sigurt për shëndetin e fëmijës.
Sa kohë mund të qëndrojë e hapur një kuti me qumësht formule?
Pasi paketimi është hapur, qumështi pluhur duhet të konsumohet brenda 3 javëve, dhe nëse nuk ndodh që të jetë mbaruar e gjithë sasia, ai nuk duhet të përdoret më! Kutia e tij siguron një higjenë maksimale dhe e mban atë të freskët. Ky paketim duhet të ruhet në vende të freskëta dhe të thata, larg produkteve me aromë të fortë apo produkteve helmuese.
Mbani mend se:
• Biberoni dhe thithat duhet të sterilizohen dhe lahen me shumë kudjes;
• Shpelarja e tyre duhet të bëhet në mënyrë të përkryer;
• Sterilizimi duhet të ndodhë për rreth 5-10 minuta.
Sa biberona me qumësht duhet të pijë fëmija në ditë?
Ashtu si edhe ushqyerja me gji, edhe ushqyerja me qumësht formule varion e ndryshme nga fëmija në fëmijë. Numri i biberonave varet nga mosha e fëmijës, si edhe gjendja e tij shëndetësore. Pra ai në një moment mund të kërkojë të pijë më pak dhe në një moment tjetër mund të kërkojë të pijë më shumë.
Lexo edhe: Ushqyerja me qumesht formule, pyetjet me te shpeshta
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu