Rruajtja e flokëve të foshnjës për t’i bërë ato më të trasha- Fakt apo mit?

Shumë njerëz besojnë se nëse foshnjave u rruhet koka, flokët e rinj mund t’u dalin më të dendur.




0 0

Nëse fëmija juaj ka flokë të hollë dhe të rrallë, ju mund të mendoni ta bëni këtë që ai të ketë flokë më të trashë dhe më të dendur në të ardhmen.

Nëse planifikoni të rruani flokët e foshnjës tuaj, rekomandohet që të paktën të prisni derisa koka e fëmijës të ketë qëndrueshmëri dhe të forcohet. Bebet janë shumë të paparashikueshme me lëvizjet e tyre dhe rruajtja kërkon që fëmija juaj të qëndrojë pa lëvizur. Në disa kultura, rruajtja bëhet në muajin e shtatë pas lindjes, në kultura të tjera, mund të bëhet brenda vitit të parë, të dytë dhe në disa raste edhe në vitin e katërt.

A bëhen flokët e foshnjës më të trashë?

Shumë ekspertë janë të mendimit se rruajtja nuk nxit rritjen e mirë të flokëve. Kjo mund të shpjegohet më mirë duke parashtruar një fakt shkencor. Sipas tyre flokët rriten nga folikulat që janë të pranishme në lëkurën e kokës. Kur ju rruani flokët, kjo nuk ndikon dhe nuk prek folikulat e tyre.  Gjithashtu, cilësia dhe dendësia e flokëve të foshnjës tuaj mund të varet kryesisht nga gjenet, që do të thotë se nëse ju keni flokë të shndritshëm dhe të fortë, edhe fëmija juaj mund t’i ketë.

Traditat e rruajtjes së kokës tek foshnjat

Tradita e rruajtjes së kokës së foshnjës është ndjekur në shumë vende. Njerëzit e kulturave dhe etnive të ndryshme rruajnë kokën e fëmijës së tyre brenda pak vitesh nga lindja e fëmijës së tyre. Ajo është gjithashtu shumë e përhapur në traditën dhe kulturën shqiptare, zakonisht pasi bebi mbush një vjeç. Në shumë kultura, kjo është një shenjë e bukurisë dhe kështu rruajtja mund të inkurajojë rritjen më të shëndetshme dhe më të fortë të flokëve. Siç u theksua më lart, nuk ka dëshmi shkencore apo provë që e vërteton këtë. Megjithatë, flokët mund të rriten uniforme pas rruajtjes, dhe kjo mund të japë një pamje uniforme dhe të shëndetshme për flokët.

Këshilla për të rruajtur kokën e foshnjës me lehtësi

Nëse planifikoni të prisni “zero” flokët e fëmijës suaj, ju sugjerojmë ta çoni atë tek një profesionist. Njerëzit që janë ekspertë në këtë fushë mund të dinë më shumë rreth rruajtjes. Megjithatë, më poshtë keni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të rruani kokën e fëmijës pa asnjë vështirësi:

  • Gjëja e parë dhe më e rëndësishme që duhet të merrni parasysh është humori i fëmijës suaj. Fëmija juaj duhet të jetë i qetë dhe i lumtur kur planifikoni ta bëni këtë. Është ide e mirë ta bëni këtë gjë gjatë ditës në momentet kur fëmija do të jetë më pak i uritur.
  • Gjëja tjetër e rëndësishme është rehatia e fëmijës. Nëse fëmija juaj është mjaft i vogël dhe nuk mund të qëndrojë ulur, sigurohuni që ta keni shtrirë mirë në prehër. Nëse ai është mjaft i madh për t’u ulur, sigurohuni që ai të jetë ulur në një sipërfaqe të rehatshme.
  • Mbani lodrat e foshnjës suaj dhe gjëra të tjera që i pëlqejnë afër në mënyrë që ai të mos e mbajë mendjen tek ajo që po bëni. Gjithashtu mund t’i këndoni atij një këngë ose t’i flisni në mënyrë që ta ndihmoni të qëndrojë i qetë.
  • Nëse flokët e foshnjës janë shumë të gjatë, para se të filloni me rruajtjen e tyre, prijini më parë shkurt në mënyrë që ta keni më të lehtë.
  • Një ide e mirë është që t’ia lani kokën fëmijës me një shampo të butë pasi kjo do të ndihmojë që procesi të jetë më i thjeshtë.
  • Nëse jeni duke rruajtur kokën e foshnjës me një brisk, atëherë duhet të jeni tepër të kujdesshëm, sepse mund të shkaktoni prerje dhe plagë. Rruajtja e kokës së foshnjës me një makinë prerëse do të ishte një zgjedhje më e mirë.
  • Kur jeni duke rruar flokët e fëmijës, pastrojini atij flokët në mënyrë që të mos i bien mbi fytyrë dhe të shkaktojnë irritim ose kruajtje.
  • Pasi të keni mbaruar rruajtjen, bëjini fëmijës një banjë me ujë të ngrohtë në mënyrë që t’ia largoni qimet e mbetura.

Çfarë duhet të aplikohet pas rruajtjes së kokës së foshnjës?

Pasi të bëni një dush të mirë me ujë të ngrohtë për fëmijën tuaj, ju mund të aplikoni ndonjë dezinfektues të mirë në kokën e tij. Dezinfektuesi do të kujdeset për çdo prerje ose plagë që mund të kenë ndodhur gjatë procedurës së rruajtjes. Pas kësaj, ju duhet të hidratoni kokën e fëmijës suaj me ndonjë vaj të mirë ose krem hidratues për të parandaluar kruajtjet dhe thatësinë.

Lexo edhe: 5 Arsyet pse duhet t’i krihni flokët e foshnjës tuaj rregullisht






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X