Rritet numri i fëmijëve prematurë që mbijetojnë

0 0

 

Nuk ka pothuajse asnjë fushë si ajo e mjekësisë neonatale për të parë se si përparimi i teknologjisë dhe studimeve transformohen menjëherë në mirëqenie për fëmijët e vegjël. Vitet e fundit është rritur shumë mbijetesa e fëmijëve të parakohshëm, të cilët kanë ardhur në jetë shumë herët, situatë që në të kaluarën ishte e pashpresë.

Në fakt, mbijetesa fëmijëve që kanë lindur mes javës së 22 dhe 24 është rritur me 6%. Dhe ata që nuk raportuan probleme neurologjike u rritën me 4%, sipas një studimi të kryer nga Duke University (Karolina e Veriut, Shtetet e Bashkuara) me mbi 4,274 fëmijë.

Në qoftë se në mes të 2000 dhe 2003 mbijetonin rreth 30% të foshnjave të lindura mes 22 dhe 24 javësh në mes të 2008 dhe 2011 kjo shifër arriti në 36%. Rezultatet më të mira u vunë re për fëmijët e lindur në mes të javës së 23 dhe 24, ndërsa në javën e 22-të mbijetesa ishte 4%.

Më shumë parandalim dhe terapi më të fundit

Një sërë ndryshimesh në trajtimin dhe kulturën e njësive neonatale të kujdesit intensiv, për shembull, parandalimi më i mirë i infeksioneve dhe shpërndarja më e madhe të ushqyerjes me gji kanë meritë për këto rezultate. Rritja e përdorimit të steroidit tek nënat me rrezik të lindjes së parakohshme ka ndihmuar fëmijët të zhvillohen në mitër dhe ka përmirësuar normat e mbijetesës me më pak shenja të vonesës zhvillimore.

Shumë probleme shëndetësore mbeten

Edhe nëse foshnjat e lindura para kohe mbijetojnë, raporti i atyre që nuk mbijetojnë është 1 me 3.

Dhe ata që vazhdojnë të jetojnë pa dëmtime të konsiderueshme në moshën 2 vjeçare ende janë në rrezik për probleme të tjera shëndetësore. Sot, në sajë të kërkimeve më të avancuara, mund të themi se lindja parakohe është e lidhur me disa sëmundje të rënda kur rriten.

Lexo edhe: Leter per nenen e femijes premature: Edhe une e kam perjetuar kete qe po kalon ti tani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X