Rriten rastet e fruthit, numri më i lartë në 25 vite

0 0

 

Deri më 30 maj, janë raportuar 971 raste të fruthit në vitin 2019, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Kjo shënon numrin më të madh të rasteve të raportuara që nga viti 1993, kur ka pasur 963 raste.

Fruthi po përhapet me shpejtësi në disa rajone. Muajin e kaluar, Nju Jorku shpalli një emergjencë shëndetësore publike dhe urdhëroi vaksinat e detyrueshme të fruthit. Nëse këto shpërthime vazhdojnë gjatë verës dhe vjeshtës, SHBA mund të humbasin statusin e eliminimit. Qëllimi i eliminimit të fruthit u njoftua së pari në vitin 1966 dhe u krye në vitin 2000. Para përdorimit të gjerë të vaksinës kundër fruthit, rreth 3 deri në 4 milionë njerëz në SHBA morën fruthin çdo vit, duke shënuar 400 deri në 500 vdekje dhe 48,000 shtrime në spital.

Një pjesë e madhe e kësaj çështjeje është lëvizja antivaksinë, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) e quajti një kërcënim global për shëndetin për 2019. Fruthi ka shënuar një rritje prej 30 për qind në nivel global dhe disa vende që ishin afër për të çrrënjosur sëmundjen në SHBA, kanë parë një rikthim në vitet e fundit, sipas WHO.

“Fruthi është i parandalueshëm dhe mënyra për t’i dhënë fund këtij shpërthimi është që të sigurohet që të gjithë fëmijët dhe të rriturit të cilët mund të vaksinohen, të vaksinohen”, thotë Robert Redfield, MD, drejtor i CDC. “Përsëri, dua t’u siguroj prindërve se vaksinat janë të sigurta, ato nuk shkaktojnë autizëm. Rreziku më i madh është sëmundja që e parandalon vaksinimi. Vendimi juaj për të vaksinuar do të mbrojë shëndetin e familjes suaj dhe mirëqenien e komunitetit tuaj”.

Lexo edhe: Te vetmet raste kur nuk duhet bere vaksina e fruthit

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X