Të vetmet raste kur nuk duhet bërë vaksina e fruthit

0 0

Sëmundja e rrezikshme e fruthit po përhapet sërish në përmasa të frikshme dhe autoritetet shëndetësore vazhdimisht bëjnë thirrje për vaksinim. Megjithatë, ka disa raste kur vërtet shmangia e vaksinës është gjëja më e mirë që mund të bëni. Ja cilat janë këto raste.

Allergji të rënda

Për një efekt më të mirë të vaksinës MMR, ajo bëhet dy herë. Për herë të parë në moshën 12-15 muajshe dhe doza e dytë në moshën 4-6 vjeçare. Por në rastet kur reagimi ndaj vaksinës sjell alergji të rënda, kërcenuese për jetën e fëmijës, këshillohet shmangia e dozës se dytë të saj.

Shtatzania

Gratë që janë ose mendojnë se janë shtatzanë, duhet të presim derisa të mos kenë nje foshnje në barkun e tyre, për të bërë këtë vaksinë. Ato duhet ta shmangin gjithashtu edhe për një periudhë një muaj pas lindjes.

Një sistem imunitar i dobët

Njerëzit që vuajnë nga sistemi i dobët imunitar, që kanë sëmundje kronike dhe mjekohen për përforcim të sistemit imun, që sapo kanë kryer një transplant, apo që janë duke u trajtuar për sëmundje si kanceri, nuk duhet të vaksinohen.

Një transfuzion gjaku apo vaksinë tjetër në fundmi

Nëse keni kryer ndonjë prej tyre, mjeku mund të rekomandojë që ta shtyni vaksinën për të paktën 3 muaj. Në këtë fazë, trupi përmban antitrupa që luftojnë çdo lëndë të huaj që futet në organizëm.

Nuk ndiheni mirë

Nëse një fëmijë nuk ndihet mirë, ka temperaturë ose ethe, mjeku do të shtyjë datën e vaksinimit. Ka shumë raste kur vetë kjo vaksinë shoqërohet me temperaturë, kështu që nëse gjendja nuk është e mirë paraprakisht, mos rrezikoni ta përkeqësoni.

Mosha

Fëmijët nën një vjeç, zakonisht nuk vaksinohen për fruthin, sepse sistemi i tyre imunitar ende nuk është zhvilluar siç duhet dhe vaksina nuk do të jepte të njëjtin efekt si tek fëmijët pak më të rritur.

Vaksinimi i mëparshëm

Të rriturit që kanë lindur para vitit 1957 nuk kanë nevojë të vaksinohen për këtë sëmundje, sepse janë vaksinuar që në fëmijërinë e hershme.

Lexo edhe: Si ta mbroj femijen nga fruthi pa e vaksinuar?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X