Rrini pa bërë asgjë, fëmijët do t’ju falënderojnë

0 0

 

Në fund të çdo viti shkollor, që nga koha kur isha studente deri në vitet që fillova mësimdhënien, unë fshihesha për disa ditë në shtëpinë time, në shtratin tim dhe flisja pafundësisht me veten. Fundi i vitit shkollor ishte një kohë për të pushuar, karikuar dhe rinovuar energjitë para se të rikthehesha në botë. Trupi im kishte nevojë që të mbyllej në vete, vetëm me veten.

Këto ditë, duke qenë nënë dhe mësuese është bërë më e vështirë që të pushoj plotësisht kur mbyllet shkolla. Siç të gjithë mund ta mendojnë, është koha kur i duhem më shumë familjes.

Por ditët e fundit ndjeva një nevojë të fortë për tu mbyllur sërish vetëm me veten, kisha arritur limitet, kisha patjetër nevojë për pushim. Jo vetëm unë, por e gjithë familja.

Kështu shpëtuam duke “u arratisur” një fundjavë në pyll, në një ishull të vogël ku nuk kishim asgjë për të bërë. Ishim larg detyrimeve, larg punëve, kishim kohë mjaftueshëm vetëm për të ndenjur, për të shijuar vendin, natyrën, të mendonim, të flisnim me vete, të kërcenim, nuk kishim zhurma, ishim pranë natyrës.

Në një moment të qetë, kuptova se sa thelbësor është pushimi për familjen time. Çfarë rëndësie ka t’u mësojmë fëmijëve sesi të pushojnë, si të shkëputen disa çaste nga bota herë pas here.

Personalisht, unë jam një besimtare e madhe që thjesht duke e ditur se si të pushoni, është një nga mësimet më të mëdha që unë mund ta ilustroj për vogëlushët e mi.

Lejimi i pushimit i mëson fëmijët tanë të pranojnë mesazhet që trupat e tyre dërgojnë, të njohin dhe të besojnë kufijtë e tyre. Në përvojën time, ky është një mësim i vlefshëm për t’u mësuar.

Rivendosja e vetes sonë na kujton se kush jemi pa ato që na rrethojnë, pa ndonjë plan apo ndikim të jashtëm.

Kur ndiheni se jeta bëhet shumë dinamike, keni shumë punë, ndaloni për disa çaste. Gjithçka do të shkojë mirë dhe do ta përmbushni më vonë. Por tani të lutem rrini pa bërë asgjë. Fëmijët tuaj do t’ju falenderojnë.

Lexo edhe: Te gjitha nenat meritojne te bejne pushime vetem






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X