Rrëfimet e 5 baballarëve që braktisën fëmijët

0 0

Mendimi i përgjithshëm i shoqërisë sonë për të gjithë ata baballarë që braktisin fëmijët është negativ. Në fakt roli i babait, figura mashkullore në vetvete është shumë e rëndësishme për rritjen e një fëmije.

Jo se nënat e vetme nuk ia dalin të rrisin fëmijë të shëndetshëm e të mirëedukuar, por rolet e të dy prindërve janë të rëndësishëm në atë që quhet portreti familjar. Po si ndihen vetë baballarët që kanë braktisur fëmijët?

Rrëfimet e pesë prej tyre:

  1. Mario, 67 vjeç

Sa fëmijë ke?

Dy fëmijë, janë binjakë.

Përse e bëre këtë (i braktise)?

U largova nga gruaja dhe fëmijët thjesht sepse nuk ia dilja dot më. Isha i ri, gruaja ime kishte nevojë për shumë gjëra, nuk e shikoja dot më në sy. U bë e “shëmtuar”, shtoi shumë peshë, ajo me turpëronte përpara të tjerëve. Unë nuk doja të bënim fëmijë. Ajo qëllimisht nuk tregoi kujdes duke menduar se do të më mbante mua prej fëmijëve. Ajo që bëra unë më pas, nuk është diçka me të cilën krenohem. Krijova lidhje me një grua në punë dhe u largova për në Shtetet e Bashkuara. Nuk i tregova askujt derisa mbërrita atje.

I ke takuar më fëmijët që atëherë?

Jo dhe kjo gjë po më ha të gjallë. Tentova të lidhem me ta, por nuk duan të më flasin. Nuk duan të kenë të bëjnë më me mua.

A ndihesh keq për atë që ke bërë?

Nuk mund ta fal veten.

  1. Jayden, 33 vjeç

Sa fëmijë ke?

Një.

Pse e braktise?

I kisha thënë se nuk doja fëmijë. Ajo më tha se nëse ngelej shtatzanë do të abortonte. Me pas filloi të fliste rreth idesë për të pasur fëmijë dhe unë po bëhesha gati të largohesha. E dija se nuk doja të qëndroja gjatë me të. Ajo e kuptoi dhe ngeli shtatzanë. Filloi të më fliste për martesë ndërsa une refuzova. Atëherë ajo filloi të përdorte shtatzaninë kundër meje. I thashë se duhej të zgjidhte mes abortit dhe të qenit një nënë beqare. Ajo e dinte që unë nuk doja fëmijë, kështu që zgjedhja ishte e saja.

A e ke parë më fëmijën tënd që atëherë?

Ajo ndonjëherë më dërgon foto duke u perpjekur të më bëjë të ndihem fajtor. Por, unë nuk kam interes për të. I kam paguar para pasi vërtetova atësinë, por nuk kam dëshirë t’i takoj.

A ndihesh keq për ketë vendim tëndin?

Jo, e di që tingëllon keq. Por, një fëmijë duhet të jetë një vendim i të dy palëve dhe nuk duhet të përdoret si mënyrë për të mbajtur dikë të lidhur.

  1. Julio, 35 vjeç

Sa fëmijë ke?

Tre, një e kam braktisur.

Përse e bëre këtë?

Fëmija im i parë u ngjis kur unë isha 17 vjeç. Me kapi paniku. Unë doja vetëm të bëja festa në atë kohë. Ajo e mbajti fëmijën ndërsa unë u regjistrova në Marinën detare, vetëm për të qenë larg. U detyrova t’i jepja para, pasi më kercënoi se do t’i tregonte oficerëve të mi. Por gjithsesi nuk doja ta takoja. Ime bijë më kujtonte gjithë dështimet e mia në jetë. U deshën vite të mësohesha me idenë për ta takuar.

E ke parë më që atëherë?

E kam takuar kur u bë 8 vjeçe. E ëma mezi e lejoi. Si ishte ta takoje pas aq shumë vitesh? Ishte e vështirë. Vajza ishte shumë kurioze, donte të dinte kush isha unë. Kishte shumë pengesa në marrëdhënien tonë. Megjithatë, lidhja jonë është konsoliduar. Edhe pse herë pas here zhdukem sepse nuk di si të sillem me të.

The se ke edhe dy fëmijë të tjerë.

Kur prisja dy fëmijët e tjerë isha 30 vjeç. I premtova vetes se kurrë më nuk do të largohesha. Jam përpjekur të bëhem më i mirë, por nuk e di sa e kam arritur.

A ndihesh keq për çfarë ka ndodhur me vajzën tënde të madhe?

Po. Nuk jam krenar për çfarë kam bërë. Njerëzit që e dinë më trajtojnë ndryshe. Nuk jam më ai njeriu i respektuar që duhet të isha.

A ka ndikuar në jetën tënde personale?

Kur vajzat me të cilat dilja mësonin se kisha braktisur një fëmijë, shumica largoheshin. Nuk u vë dot faj.

  1. Lenny, 25 vjeç

Sa fëmijë ke?

Një vajzë.

Pse u largove prej saj dhe prej së ëmës?

Thjesht nuk ia dilja dot. Doja të isha gati. Thjesht ndihesha shumë keq, por nuk doja të paguaja para dhe të detyrohesha t’i takoja. Ndihesha sikur “loja mbaroi”.

A e ke parë më që atëherë?

Jo, e kam pasur shansin, por nuk kam dashur.

A u thua njerëzve se ke një fëmijë që nuk e takon?

Jo.

A ndihesh keq për çfarë ka ndodhur?

Ndihem në mënyrë të tmerrshme, nuk jam krenar për atë qe kam bërë. Po përpiqem të mbledh copëzat e mia e të vazhdoj përpara jetën. Më pëlqen të mendoj se do të jem më i mirë herën tjetër, gjithmonë nëse do të ketë një herë tjetër.

A mendon ndonjëherë për të?

Përpiqem të mos mendoj.

  1. Gary, 30 vjeç

Sa fëmijë ke?

Nuk e di.

Përpiqu ta hamëndësosh.

Ndoshta tre, me gra të ndryshme.

Pse i ke braktisur të gjithë?

Disa nga ato vajza nuk më tregonin që ishin shtatzanë, disa të tjera donin të me mbanin por unë nuk do të paguaja për një fëmijë që se kisha kërkuar. Ato i sollën në jetë, le ta gjenin vetë çfarë do të bënin me ta. Unë kisha probleme me drogën. Çfarë lloj grash mund të kenë qenë ato që donin fëmijë me mua? Ato e kanë fajin.

A i ke parë ndonjëherë fëmijët e tu?

Jo nuk dua t’ja di as për ta as për nënat e tyre.

A ndihesh keq për këtë?

Pak, ndonjëherë. Por ne nuk jemi në këtë jetë për t’u ndjerë keq, jemi për te bërë qejf.

Lexo edhe: Braktis te porsalindurin ne kantine, gjithçka per shkak te depresionit pas lindjes!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X