Rëndësia e ekzaminimit të syve para moshës tre vjeçare

Nese ekzaminimet e syve te femijeve do te fillonin para moshes 3-vjecare, shume probleme te shikimit ne nje moshe me te vone do te shmangeshin.




0 1

Fraza “më mirë të parandalosh sesa të kurosh” është shumë me vend: nganjëherë, në të vërtetë, do të ishte e mjaftueshme vetëm të kapnit në kohë disa sëmundje, ose t’i kryenit fëmijëve vizita parandaluese përpara se situata të komplikohej. Kjo ndikon edhe në shikimin e fëmijëve, nëse kontrollet nisin para moshës 3-vjeçare,  mund të shmanget zhvillimi i ambliopisë.

Sëmundja e ambliopisë

Me ambliopi, ose siç njihet më mirë si sindroma “syri dembel”, nënkuptojmë gjendjen që aktualisht prek 4% të popullsisë në botë. Ky term tregon një ulje të aftësisë vizuale të një syri ose të të dyve, megjithëse kjo e fundit është më e rrallë. Është shumë e rëndësishme t’i çoni fëmijët tek mjeku okulist që në moshë të re, pikërisht sepse ambliopia mund të lindë që në vitet e para të jetës.

Nisma e ndërmarrë në Itali

Midis Marsit dhe Majit të këtij viti, një shoqatë jofitimprurëse dëshironte të ndërgjegjësonte njerëzit për këtë çështje, duke kryer një sondazh në pesë kopështe në Milano. Ishte një sondazh që përfshinte 480 fëmijë të moshës midis 3 dhe 6 vjeç.

Sebastiano Accetta, menaxheri i projektit shpjegoi se u krye autorefraktometria për të identifikuar defektet e mundshme të shikimit, si miopia, hiperopia, astigmatizmi, ekzaminimi ortotik që lejon të demonstrojë çrregullime të lëvizshmërisë okulare dhe ekzaminimin e refleksit të kuq për të nënvizuar patologjitë siç janë katarakti kongjenital.

Rezultatet

Rezultoi se vetëm 199 nga 480 fëmijët e vizituar kishin shkuar tek një okulist. Për më tepër, 73 fëmijë (15.2%) kishin nevojë për një studim të nivelit të dytë.

“Këta janë fëmijë, ata nuk do ta kishin zbuluar defektin e tyre nëse nuk do të ekzaminoheshin”,- shpjegoi eksperti, i cili më në fund u bëri thirrje prindërve të mos e nënvlerësojnë atë që mund të rezultojë të jetë një problem me rritjen e tyre: humbja e shikimit.

Lexo edhe: Dy problemet me sytë që telefoni i shkakton fëmijës suaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X